Sacred Texts  Bible  World Bible  Index  Previous  Next 

Albanian Bible: Numbers

1:1 Zoti i foli akoma Moisiut në shkretëtirën e Sinait, në çadrën e mbledhjes, ditën e parë të muajit të dytë, gjatë vitit të dytë nga dalja e tyre nga vendi i Egjiptit, dhe i tha:

1:2 "Bëni regjistrimin e gjithë asamblesë së bijve të Izraelit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar një për një emrat e çdo mashkulli.

1:3 Nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që në Izrael mund të shkojnë në luftë; ti dhe Aaroni do t'i regjistroni, grup pas grupi.

1:4 Dhe me ju do të jetë një burrë për çdo fis, një që të jetë i pari i shtëpisë së atit të tij.

1:5 Këta janë emrat e burrave që do të jenë me ju. nga Ruben, Elitsur, bir i Shedeurit;

1:6 nga Simeoni, Shelumieli, bir i Tsurishadait;

1:7 nga Juda, Nahshoni, bir i Aminadabit;

1:8 nga Isakari, Nethaneeli, bir i Tsuarit;

1:9 nga Zabuloni, Eliabi, bir i Helonit;

1:10 nga bijtë e Jozefit, për Efraimin, Elishama, bir i Amihudit; për Manasën, Gamalieli, bir i Pedahtsurit;

1:11 nga Beniamini, Abidani, bir i Gideonit;

1:12 nga Dani, Ahiezeri, bir i Amishadaidit;

1:13 nga Asheri, Pagieli, bir i Okranit;

1:14 nga Gadi, Eliasafi, bir i Deuelit;

1:15 nga Neftali, Ahira, bir i Enanit".

1:16 Këta janë ata që u zgjodhën nga asambleja, prijësit e fiseve të etërve të tyre, krerët e divizioneve të Izraelit.

1:17 Moisiu dhe Aaroni morën, pra, këta burra që ishin caktuar me emër,

1:18 dhe thirrën tërë asamblenë, ditën e parë të muajit të dytë; ata u treguan fisin e tyre, në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar personat me moshë njëzet vjeç e lart, një për një.

1:19 Ashtu si Zoti pat urdhëruar Moisiun, ai bëri regjistrimin e tyre në shkretëtirën e Sinait.

1:20 Nga bijtë e Rubenit, i parëlinduri i Izraelit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar emrat e të gjithë meshkujve, një për një, nga mosha njëzet vjeç e lart, tërë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

1:21 ata që u regjistruan nga fisi i Rubenit ishin dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.

1:22 Nga bijtë e Simeonit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, ata që u regjistruan duke numëruar emrat e të gjithë meshkujve, një për një, nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

1:23 ata që u regjistruan nga fisi i Simeonit ishin pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind.

1:24 Nga bijtë e Gadit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

1:25 ata që u regjistruan nga fisi i Gadit ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë.

1:26 Nga bijtë e Judës, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat e tyre nga njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

1:27 ata që u regjistruan nga fisi i Judës ishin shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind.

1:28 Nga bijtë e Isakarit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

1:29 ata që u regjistruan nga fisi i Isakarit ishin pesëdhjetë e katër mijë e katërqind.

1:30 Nga bijtë e Zabulonit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre duke i numëruar nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

1:31 ata që u regjistruan nga fisi i Zabulonit ishin pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.

1:32 Ndër bijtë e Jozefit: nga bijtë e Efraimit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë për të shkuar në luftë:

1:33 ata që u regjistruan nga fisi i Efraimit ishin dyzet mijë e pesëqind.

1:34 Nga bijtë e Manasit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

1:35 ata që u regjistruan nga fisi i Manasit ishin tridhjetë e dy mijë e dyqind.

1:36 Nga bijtë e Beniaminit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

1:37 ata që u regjistruan nga fisi i Beniaminit ishin tridhjetë e pesë mijë e katërqind.

1:38 Nga bijtë e Danit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

1:39 ata që u regjistruan nga fisi i Danit ishin gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.

1:40 Nga bijtë e Asherit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

1:41 ata që u regjistruan nga fisi i Asherit ishin dyzet e një mijë e pesëqind.

1:42 Nga bijtë e Neftalit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

1:43 ata që u regjistruan nga fisi i Neftalit ishin pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.

1:44 Këta ishin të regjistruarit nga Moisiu dhe Aaroni, së bashku me dymbëdhjetë burrat, prijës të Izraelit, secili përfaqësues i shtëpisë së atit të tij.

1:45 Kështu tërë bijtë e Izraelit që u regjistruan në bazë të shtëpive të etërve të tyre, nga mosha njëzet vjeç e lart, domethënë tërë njerëzit që në Izrael ishin të aftë të shkonin në luftë,

1:46 të gjithë ata që u regjistruan ishin gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë.

1:47 Por Levitët nuk u regjistruan bashkë me të tjerët, simbas fisit të etërve të tyre,

1:48 sepse Zoti i kishte folur Moisiut, duke i thënë:

1:49 "Vetëm në fisin e Levit nuk do të bësh regjistrimin dhe nuk do të llogaritësh numrin e tyre me bijtë e Izraelit;

1:50 por besoju Levitëve kujdesin për tabernakullin e dëshmisë, për të gjitha orenditë e tij dhe për çdo gjë që i përket. Ata do të mbartin tabernakullin dhe tërë orenditë e tij, do të bëjnë shërbimin dhe do të fushojnë rreth tabernakullit.

1:51 Kur tabernakulli duhet të zhvendoset, Levitët do ta bëjnë pjesë-pjesë; kur tabernakulli duhet të ndalet, ata do ta ngrenë; dhe i huaji që do të afrohet do të dënohet me vdekje.

1:52 Bijtë e Izraelit do t'i ngrenë çadrat e tyre secili në kampin e vet, secili pranë flamurit të vet, simbas renditjes së tyre.

1:53 Por Levitët do t'i ngrenë çadrat e tyre rreth tabenakullit të dëshmisë me qëllim që mëria ime të mos bjerë mbi asamblenë e bijve të Izraelit; kështu Levitët do të kujdesen për tabernakullin e dëshmisë".

1:54 Bijtë e Izraelit iu binden gjithçkaje që Zoti kishte urdhëruar Moisiun, dhe kështu bënë.

2:1 Zoti i foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

2:2 "Bijtë e Izraelit do të vendosen secili pranë flamurit të vet nën shenjat e shtëpisë së etërve të tyre; do të vendosen rreth e rrotull çadrës së mbledhjes, por në një farë largësie prej saj.

2:3 Në krahun lindor, ndaj diellit që po ngrihet, do të vendoset flamuri i kampit të Judës simbas renditjes së tij; prijësi i bijve të Efraimit është Nashoni, bir i Aminadabit;

2:4 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind.

2:5 Pranë tij do të vendoset fisi i Isakarit; prijësi i bijve të Isakarit është Nethaneeli, bir i Tsuarit;

2:6 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëqind e katër mijë e katërqind.

2:7 Pastaj do të vijë fisi i Zabulonit; prijësi i bijve të Zabulonit është Eliabi, bir i Helonit;

2:8 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.

2:9 Të gjithë ata që u regjistruan në kampin e Judës, simbas ndarjeve të tij, ishin njëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind. Ata do ta fillojnë marshimin të parët.

2:10 Në krahun jugor do të vihet flamuri i kampit të Rubenit simbas renditjes së ushtarëve të tij; dhe prijësi i bijve të Rubenit është Elitsuri, bir i Shedeurit;

2:11 dhe ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.

2:12 Pranë tij do të vendoset fisi i Simeonit; dhe prijësi i bijve të Simeonit është Shelumjeli, bir i Tsurishadait;

2:13 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind.

2:14 Pastaj do të vijë fisi i Gadit; prijësi i bijve të Gadit është Eliasafi, bir i Reuelit,

2:15 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë.

2:16 Tërë ata që janë regjistruar në kampin e Rubenit, simbas divizioneve të tyre, ishin njëqind e pesëdhjetë e një mijë e katërqind e pesëdhjetë. Këta do ta fillojnë marshimin të dytët.

2:17 Pastaj do të niset për marshim çadra e mbledhjes bashkë me kampin e Levitëve në mes të kampeve të tjera. Do ta fillojnë marshimin në po atë rend të sistemimit të tyre, duke qëndruar secili në vendin e tij, pranë flamurit të vet.

2:18 Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Efraimit simbas renditjes së tij, prijësi i bijve të Efraimit është Elishama, bir i Amihudit;

2:19 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet mijë e pesëqind.

2:20 Pranë tij do të zërë vend fisi i Manasit; prijësi i bijve të Manasit është Gamalieli, bir i Pedahtsurit;

2:21 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e dy mijë e dyqind.

2:22 Pastaj do të vijë fisi i Beniaminit; prijësi i bijve të Beniaminit është Abidan, bir i Gideonit;

2:23 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e pesë mijë e katërqind.

2:24 Të gjithë ata që janë regjistruar në kampin e Efraimit, simbas divizioneve të tyre, ishin njëqind e tetë mijë e njëqind. Këta do ta fillojnë marshimin të tretët.

2:25 Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Danit simbas renditjes së tij; prijësi i bijve të Danit është Ahiezeri, bir i Amishadait;

2:26 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.

2:27 Pranë tij do të zërë vend fisi i Asherit; prijësi i bijve të Asherit është Pagieli, bir i Okranit;

2:28 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e një mijë e pesëqind.

2:29 Pastaj do të vijë fisi i Neftalit; prijësi i bijve të Neftalit është Ahira, bir i Enanit;

2:30 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.

2:31 Të gjithë ata që u regjistruan në divizionin e Danit, ishin njëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind. Ata do të nisen për marshim të fundit, pranë flamujve të tyre".

2:32 Këta janë bijtë e Izraelit që u regjistruan në bazë të shtëpive të etërve të tyre. Të gjithë ata që u regjistruan në kampet e ndryshme simbas divizioneve të tyre ishin gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë.

2:33 Por Levitët nuk u regjistruan me bijtë e Izraelit, sepse kështu e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

2:34 Bijtë e Izraelit iu bindën të gjitha urdhrave që Zoti i kishte dhënë Moisiut: kështu ata fushuan pranë flamurëve të tyre dhe kështu e nisnin marshimin, secili simbas familjes së tij dhe simbas shtëpisë së etërve të tij.

3:1 Këta janë pasardhësit e Aaronit dhe të Moisiut në kohën kur Zoti i foli Moisiut në malin Sinai.

3:2 Këta janë emrat e bijve të Aaronit: Nadabi, i parëlinduri, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.

3:3 Këta janë emrat e bijve të Aaronit, të vajosur si priftërinj, që ai i shenjtëroi për të shërbyer si priftërinj.

3:4 Nadabi dhe Abihu vdiqën para Zotit, kur ofruan një zjarr të palejueshëm para Zotit në shkretëtirën e Sinait; ata nuk patën bij. Kështu Eleazari dhe Ithamari shërbyen si priftërinj në prani të Aaronit, atit të tyre.

3:5 Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

3:6 "Afro fisin e Levitëve dhe paraqite para priftit Aaron, që të vihet në shërbim të tij.

3:7 Ata do të zbatojnë të gjitha udhëzimet e tij dhe do të kryejnë të gjitha detyrat që lidhen me tërë asamblenë para çadrës së mbledhjes, duke kryer shërbimin e tabernakullit.

3:8 Do të kujdesen për të gjitha orenditë e çadrës së mbledhjes dhe do të përmbushin të gjitha detyrimet e bijve të Izraelit, duke kryer shërbimin e tabernakullit.

3:9 Levitët do t'ua japësh Aaronit dhe bijve të tij; ata duhet t'u jepen plotësisht nga gjiri i bijve të Izraelit.

3:10 Ti do të vendosësh Aaronin dhe bijtë e tij në mënyrë që ata të kryejnë funksionet e priftërisë së tyre; por çdo i huaj tjetër që afrohet do të dënohet me vdekje".

3:11 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

3:12 "Ja, unë i mora Levitët nga gjiri i bijve të Izraelit në vend të çdo të parëlinduri që çel barkun e nënës midis bijve të Izraelit; prandaj Levitët do të jenë të mitë,

3:13 sepse çdo i parëlindur është imi; ditën që godita të gjithë të parëlindurit në vendin e Egjiptit, unë ia shenjtërova vetvetes të gjithë të parëlindurit në Izrael, qoftë të njerëzve, qoftë të kafshëve; ata do të jenë të mitë. Unë jam Zoti.

3:14 Pastaj Zoti i foli Moisiut në shkretëtirën e Sinait, duke i thënë:

3:15 "Bëj regjistrimin e bijve të Levit në bazë të shtëpive të etërve të tyre dhe të familjeve të tyre; do të bësh regjistrimin e të gjithë meshkujve një muajsh e lart".

3:16 Kështu Moisiu bëri regjistrimin simbas urdhërit të Zotit ashtu siç ishte urdhëruar.

3:17 Këta janë bijtë e Levit, simbas emrave të tyre: Gershon, Kehat dhe Merari.

3:18 Këta janë emrat e bijve të Gershonit, simbas familjeve të tyre: Libni dhe Shimei;

3:19 bijtë e Kehathit, simbas familjeve të tyre, ishin Amrami, Itsehari, Hebroni dhe Uzieli;

3:20 bijtë e Merarit, simbas familjeve të tyre, ishin Mahli dhe Mushi. Këto janë familjet e Levitëve, në bazë të shtëpive të etërve të tyre.

3:21 Nga Gershoni rrjedhin familja e Libnitëve dhe familja e Shimetëve; këto janë familjet e Gershonitëve.

3:22 Ata që u regjistruan, duke numëruar tërë meshkujt e moshës një muajsh e lart, ishin shtatë mijë e pesëqind.

3:23 Familjet e Gershonitëve duhet të zinin vend prapa tabernakullit, në drejtim të perëndimit.

3:24 I pari i shtëpisë së etërve të Gershonitëve ishte Eliasafi, bir i Laelit.

3:25 Detyrat e bijve të Gershonit në çadrën e mbledhjes kishin të bënin me tabernakullin, me çadrën dhe mbulesën e saj, me perden e hyrjes në çadrën e mbledhjes,

3:26 me perdet e oborrit, me perden në hyrjen e oborrit rreth tabernakullit dhe rreth altarit dhe litarët e tij për tërë shërbimin që u takonte.

3:27 Nga Kehathi rrjedhin familja e Amramitëve, familja e Itseharit, familja e Hebronitëve dhe familja e Uzielitëve; këto janë familjet e Kehathitëve.

3:28 Duke numëruar tërë meshkujt që ishin në moshë një muajsh e lart, kishte tetë mijë e gjashtëqind vetë, që kujdeseshin për shenjtëroren.

3:29 Familjet e bijve të Kehathit duhet të zinin vend në krahun jugor të tabernakullit.

3:30 I pari i shtëpisë së etërve të Kehathit ishte Elitsafani, bir i Uzielit.

3:31 Detyrat e tyre kishin të bënin me arkën, me tryezën, me shandanin, me altarët dhe me orenditë e shenjtërores me të cilat ata kryenin shërbimin, me velin dhe gjithë punën që lidhet me këto gjëra.

3:32 Princi i princave të Levitëve ishte Eleazari, bir i priftit Aaron; ai mbikqyrte ata që kujdeseshin për shenjtëroren.

3:33 Nga Merari rrjedhin familja e Mahlitëve dhe familja e Mushitëve; këto janë familjet e Merarit.

3:34 Ata që u regjistruan, duke numëruar tërë meshkujt nga mosha një muajsh e lart, ishin gjashtë mijë e dyqind.

3:35 Prijësi i shtëpisë së etërve të familjeve të Merarit ishte Tsurieli, bir i Abihailit. Ata duhet të zinin vend në krahun verior të tabernakullit.

3:36 Detyrat e caktuara për bijtë e Merarit kishin të bënin me dërrasat e tabernakullit, me traversat e tij, me shtyllat dhe bazat e tyre, me tërë veglat e tij dhe tërë punën që ka të bëjë me këto gjëra,

3:37 me shtyllat e oborrit rreth e qark, me bazat e tyre, me kunjat dhe me litarët e tyre.

3:38 Përpara tabernakullit, në krahun e tij lindor, përballë çadrës së mbledhjes, nga ana lindjes së diellit, duhet të zinin vend Moisiu, Aaroni dhe bijtë e tij; ata kujdeseshin për shenjtëroren duke plotësuar detyrat e bijve të Izraelit; por çdo i huaj tjetër që do të afrohej, do të dënohej me vdekje.

3:39 Tërë Levitët e regjistruar nga Moisiu dhe Aaroni në bazë të familjeve të tyre simbas urdhrit të Zotit, të gjithë meshkujt që nga mosha një muajsh e lart ishin njëzet mijë.

3:40 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Bëj regjistrimin e të gjithë të parëlindurve meshkuj ndër bijtë e Izraelit nga mosha një muajsh e lart dhe llogarit edhe emrat e tyre.

3:41 Do t'i marrësh Levitët për mua, unë jam Zoti, në vend të të gjithë të parëlindurve ndër bijtë e Izraelit dhe bagëtinë e Levitëve në vend të të parëlindurve ndër bagëtitë e bijve të Izraelit".

3:42 Kështu Moisiu bëri regjistrimin e të gjithë të parëlindurve ndër bijtë e Izraelit, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti.

3:43 Të gjithë të parëlindurit meshkuj që u regjistruan duke numëruar emrat e tyre nga mosha një muajsh e lart, ishin njëzet e dy mijë e dyqind e shtatëdhjetë e tre.

3:44 Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

3:45 "Merr Levitët në vend të të gjithë të parëlindurve të Izraelit, dhe bagëtinë e Levitëve në vend të bagëtisë së tyre; Levitët do të jenë të mitë. Unë jam Zoti.

3:46 Për shpengimin e dyqind e shtatëdhjetë e tre të parëlindur të Izraelit që e kalojnë numrin e Levitëve,

3:47 do të marrësh pesë sikla për frymë, simbas siklit të shenjtërores; sikli ka njëzet gere.

3:48 Paratë do t'ia japësh Aaronit dhe bijve të tij për të shpenguar ata që e kalojnë numrin e tyre".

3:49 Kështu Moisiu mori paratë e shpengimit nga ata që e kalonin numrin e të parëlindurve të shpenguar nga Levitët;

3:50 mori paratë e të parëlindurve të bijve të Izraelit; një mijë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë sikla, simbas siklit të shenjtërores.

3:51 Pastaj Moisiu paratë e atyre që ishin shpenguar ia dha Aaronit dhe bijve të tij, simbas urdhërit të Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

4:1 Zoti i foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

4:2 "Numëroni bijtë e Kehathit, midis bijve të Levit, në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,

4:3 nga mosha tridhjetë vjeç e lart deri në moshën pesëdhjetë vjeç, të të gjithë atyre që hyjnë në shërbim për të punuar në çadrën e mbledhjes.

4:4 Ky është shërbimi i bijve të Kehathit në çadrën e mbledhjes, që ka të bëjë me gjërat shumë të shenjta.

4:5 Kur kampi duhet lëvizur, Aaroni dhe bijtë e tij do të vinë për të hequr velin e ndarjes dhe do të mbulojnë me të arkën e dëshmisë;

4:6 pastaj do të vënë mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës, do të shtrijnë mbi të një cohë krejt ngjyrë vjollce dhe do të fusin në të shtizat e saj.

4:7 Do të shtrijnë një cohë ngjyrë vjollce mbi tryezën e bukëve të paraqitjes dhe do të vënë mbi të pjatat, gotat, legenët dhe kupat e libacioneve; mbi të do të jetë edhe buka e përjetshme.

4:8 Mbi këto gjëra do të shtrijnë një cohë të kuqe të ndezur dhe mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës, dhe do të fusin në të shtizat.

4:9 Pastaj do të marrin një mbulesë ngjyrë vjollce, me të cilën do të mbulojnë shandanin e ndriçimit, llambat e tij dhe gërshërët e tij, të gjitha enët e vajit të caktuara për shërbimin;

4:10 pastaj do ta vënë shandanin me të gjithë veglat e tij në një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do ta vendosin mbi një bartinë.

4:11 Do të shtrijnë mbi altarin prej ari një pëlhurë ngjyrë vjollce dhe mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do të futin në të shtizat.

4:12 Pastaj do të marrin të gjitha veglat e shërbimit që përdoren në shenjtëroren, do t'i fusin në një cohë ngjyrë vjollce, do t'i mbështjellin me një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do t'i vendosin mbi një bartinë.

4:13 Pastaj do të heqin hirin nga altari dhe do të shtrijnë mbi të një cohë të kuqe;

4:14 mbi të do të vendosen të gjitha veglat që përdoren për shërbimin e tij, mangallet, mashat, lopatëzat, legenat, të gjitha veglat e altarit; do të shtrijnë mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do të futin në të shtizat.

4:15 Pasi që Aaroni dhe bijtë e tij të kenë mbaruar së mbuluari shenjtëroren dhe tërë orenditë e saj, kur kampi është bërë gati të niset, bijtë e Kehathit do të vijnë për t'i mbartur, por ata nuk do të prekin gjërat e shenjta, që të mos vdesin. Këto janë gjërat nga çadra e mbledhjes të cilat bijtë e Kehathit duhet të trasportojnë.

4:16 Eleazari, bir i priftit Aaron, do të ngarkohet me vajin e shandanit, me temjanin aromatik, me ofertën e përjetshme të ushqimit dhe të vajit të vajosjes; ai do të ngarkohet edhe me tërë tabernakullin dhe tërë gjërat që përmban ai, me shenjtëroren dhe pajisjet e saj".

4:17 Pastaj Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

4:18 "Kini kujdes që klani i familjeve të Kehathitëve të mos shfaroset në mes të Levitëve;

4:19 bëni, pra, këtë për ta, me qëllim që ata të jetojnë dhe të mos vdesin kur u afrohen gjërave shumë të shenjta: Aaroni dhe bijtë e tij do të hyjnë dhe do t'i caktojnë secilit shërbimin e tij dhe detyrën e tij.

4:20 Por ata nuk do të hyjnë për të parë në kohën kur gjërat e shenjta po mbulohen, që të mos vdesin".

4:21 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

4:22 "Numëro edhe bijtë e Gershonit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre dhe të familjeve të tyre.

4:23 Do ta bësh regjistrimin nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç të të gjithë atyre që hyjnë për të bërë shërbimin, për të punuar në çadrën e mbledhjes.

4:24 Kjo është detyra e familjeve të Gershonitëve, shërbimi që duhet të kryejnë dhe gjërat që duhet të sjellin:

4:25 do të bartin pëlhurat e tabernakullit dhe çadrën e mbledhjes, mbulesën e saj, mbulesën prej lëkure të baldosës që është sipër dhe perden në hyrje të çadrës së mbledhjes,

4:26 perdet e oborrit me perden për hyrjen në oborr, perdet që janë rreth tabernakullit dhe altarit, litarët e tyre dhe të gjitha veglat e caktuara për shërbimin e tyre; ç'të jetë e nevojshme të bëhet ata do ta bëjnë.

4:27 Tërë shërbimi i bijve të Gershonitëve, të gjitha gjërat që duhet të bartin dhe të gjitha gjërat që duhet të kryejnë, do të bëhen me urdhër të Aaronit dhe të bijve të tij; ju do t'u ngarkoni atyre përgjegjësinë për tërë gjërat që duhet të bartin.

4:28 Ky është shërbimi i familjeve të Gershonitëve në çadrën e mbledhjes; dhe detyrat e tyre do t'i kryejnë nën urdhrat e Ithamarit, birit të priftit Aaron.

4:29 Do të bësh regjistrimin e bijve të Merarit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre;

4:30 do të bësh regjistrimin nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç të të gjithë atyre që hyjnë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbime.

4:31 Kjo është ajo që i është besuar përgjegjësisë së tyre në pajtim me gjithë shërbimin e tyre në çadrën e mbledhjes; dërrasat e tabernakullit, traversat, shtyllat dhe bazat e tij,

4:32 shtyllat që ndodhen rreth e rrotull oborrit, bazat e tyre, kunjat e tyre, litarët e tyre, me të gjitha veglat e tyre dhe tërë shërbimet që këto gjëra përmbajnë; dhe do t'i caktoni secilit personalisht objektet që duhet të mbajë.

4:33 Ky është shërbimi i familjeve të bijve të Merarit, në pajtim me detyrat e tyre në çadrën e mbledhjes, nën urdhërat e Ithamarit, birit të priftit Aaron".

4:34 Moisiu, Aaroni dhe prijësit e asamblesë kryen, pra, regjistrimin e bijve të Kehathitëve në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,

4:35 e të gjithë atyre që nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri pesëdhjetë vjeç hynin për të shërbyer në çadrën e mbledhjes.

4:36 Ata që u regjistruan simbas familjeve të tyre ishin dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë.

4:37 Këta qenë ata që u regjistruan nga familjet e Kehathitëve, të gjithë ata që shërbenin në çadrën e mbledhjes; Moisiu dhe Aaroni bënë regjistrimin e tyre simbas urdhrit që Zoti kishte dhënë me anë të Moisiut.

4:38 Ata që u regjistruan nga bijtë e Gershonit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,

4:39 nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç, tërë ata që hynin për të shërbyer në çadrën e mbledhjes;

4:40 ata që u regjistruan në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, ishin dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë.

4:41 Këta qenë ata që u regjistruan nga familjet e Gershonit, të gjithë ata që bënin shërbim në çadrën e mbledhjes; Moisiu dhe Aaroni kryen regjistrimin e tyre simbas urdhrit të Zotit.

4:42 Ata që u regjistruan nga familjet e bijve të Merarit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,

4:43 nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç, tërë ata që hynin për të shërbyer në çadrën e mbledhjes;

4:44 ata që u regjistruan simbas familjeve të tyre ishin tre mijë e dyqind.

4:45 Këta janë ata që u regjistruan nga familjet e bijve të Merarit; ata që u regjistruan nga Moisiu dhe Aaroni, simbas urdhërit të Zotit të dhënë me anë të Moisiut.

4:46 Të gjithë ata që u regjistruan nga Levitët, që Moisiu, Aaroni dhe prijësit e Izraelit i regjistruan, në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,

4:47 nga mosha tridhjetë vjeç e lart deri në moshën pesëdhjetë vjeç, tërë ata që hynin për të shërbyer dhe për të mbajtur pesha në çadrën e mbledhjes;

4:48 ata që u regjistruan ishin tetë mijë e pesëqind e tetëdhjetë.

4:49 Ata u regjistruan, simbas urdhrit të Zotit për Moisiun, secili në bazë të shërbimit që duhet të bënte dhe të asaj që duhet të mbante. Kështu ata u regjistruan nga ai, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

5:1 Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

5:2 "Urdhëro bijtë e Izraelit të nxjerrin jashtë kampit çdo lebroz, këdo që ka një fluks ose është i papastër nga kontakti që ka pasur me një trup të vdekur.

5:3 Dëboni jashtë kampit qoftë meshkujt, qoftë femrat; do t'i dëboni jashtë kampit për të mos ndotur kampin në mes të të cilit unë banoj".

5:4 Dhe bijtë e Izraelit vepruan ashtu dhe i nxorën jashtë kampit. Ashtu si i kishte folur Zoti Moisiut, kështu vepruan bijtë e Izraelit.

5:5 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

5:6 "Thuaju bijve të Izraelit: Kur një burrë apo një grua bën çfarëdo lloj fyerje kundër një njeriu, duke vepruar kështu kryen një mëkat kundër Zotit, dhe ky person bëhet fajtor;

5:7 ai do ta njohë fyerjen që ka bërë dhe do të shpërblejë plotësisht dëmin e bërë, duke i shtuar një të pestën dhe duke ia dhënë personit që ka fyer.

5:8 Por në rast se ky nuk ka ndonjë të afërm person të një gjaku të cilit mund t'i bëhet shpërblimi për fyerjen e kryer, shpërblimi do t'i shkojë Zotit për priftin, veç dashit fajshlyes, me të cilin do të bëhet shlyerja për të.

5:9 Çdo ofertë e ngritur e çfarëdo gjëje të shenjtëruar që bijtë e Izraelit i paraqesin priftit, do t'i përkasë këtij.

5:10 Sendet që dikush shenjtëron do të jenë të priftit; atë që dikush i jep priftit, do t'i përkasë këtij".

5:11 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

5:12 "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Në qoftë se një grua i dredhon burrit të saj dhe kryen një pabesi kundrejt tij,

5:13 dhe një burrë ka marrëdhënie seksuale me të, por kjo gjë është bërë fshehurazi nga burri i saj; kur fëlliqësia e saj mbetet e fshehtë, sepse nuk ka asnjë dëshmitar kundër saj dhe nuk është kapur në flagrancë,

5:14 në qoftë se një ndjenjë zilie e zë dhe bëhet xheloz për gruan e tij që është fëlliqur; ose në qoftë se një ndjenjë zilie e zë dhe ai bëhet xheloz për gruan e tij edhe sikur ajo të mos jetë fëlliqur,

5:15 burri do ta çojë gruan e tij te prifti dhe do t'i japë atij një ofertë për atë: një të dhjetën e një efe miell elbi; nuk do t'i derdhë sipër vaj ulliri as do t'i vërë sipër temjan, sepse është një blatim ushqimor për xhelozi, një blatim përkujtimor, i caktuar për të kujtuar një faj.

5:16 Prifti do ta afrojë gruan dhe do ta mbajë më këmbë përpara Zotit.

5:17 Pastaj prifti do të marrë ujë të shenjtë nga një enë prej dheu; do të marrë gjithashtu ca pluhur që ndodhet mbi dyshemenë e tabernakullit dhe do ta hedhë në ujë.

5:18 pastaj prifti do ta mbajë në këmbë gruan para Zotit, do t'i zbulojë kokën dhe do të vërë në duart e saja blatimin përkujtimor, që është blatimi ushqimor për xhelozinë, ndërsa prifti do të mbajë në dorë ujin e hidhur që sjell mallkimin.

5:19 Pastaj prifti do ta vërë gruan të betohet dhe do t'i thotë: "Në qoftë se asnjë burrë s'ka rënë në shtrat me ty dhe nuk je larguar nga rruga e drejtë për t'u fëlliqur, ndërsa ishe e martuar me burrin tënd, je e përjashtuar nga çdo efekt i dëmshëm i këtij uji të hidhur që sjell mallkimin.

5:20 Por në se ti je shthurur, ndërsa ishe e martuar me burrin tënd, dhe je fëlliqur me një burrë që nuk është bashkëshorti yt ka pasur marrëdhënie seksuale me ty",

5:21 atëherë prifti do ta vërë gruan të betohet me një betim mallkimi dhe do t'i thotë: "Zoti të bëftë objekt mallkimi dhe nëme midis popullit tënd, kur do të bëjë të të dobësohen ijet dhe të fryhet barku yt;

5:22 dhe ky ujë që sjell mallkimin hyftë në zorrët e tua, të bëftë të fryhet barku yt dhe dobësoftë ijet e tua!". Dhe gruaja do të thotë: "Amen! Amen!".

5:23 Pastaj prifti do t'i shkruajë këto mallkime mbi një rrotull dhe do t'i zhdukë në ujin e hidhur.

5:24 Pas kësaj do t'i japë gruas për të pirë ujë të hidhur që sjell mallkimin dhe ky ujë që sjell mallkimin do të hyjë në të për të prodhuar hidhërim;

5:25 pastaj prifti do të marrë nga duart e gruas blatimin e ushqimit për xhelozinë, do ta tundë blatimin para Zotit dhe do t'ia ofrojë në altar;

5:26 prifti do të marrë nga duart e gruas një grusht të blatimit ushqimor si kujtim dhe do ta tymosë mbi altar; pastaj do t'i japë gruas ujë për të pirë.

5:27 Mbas pirjes së ujit, do të ndodhë që, në se ajo është fëlliqur dhe ka kryer një pabesi ndaj burrit të saj, uji që sjell mallkimin do të hyjë në trupin e saj për të prodhuar hidhërim; barku i saj do të fryhet, ijët e saj do të dobësohen dhe ajo grua do të bëhet një mallkim në mes të popullit të saj.

5:28 Por në qoftë se gruaja nuk është fëlliqur dhe është e pastër, ajo do të njihet si e pafajshme dhe do të ketë fëmijë.

5:29 Ky është ligji për xhelozinë, në rastin kur gruaja, duke qenë e martuar me një burrë, merr rrugë të keqe dhe fëlliqet,

5:30 ose në rastin kur ndjenja e xhelozisë e zë një burrë dhe ky bëhet xheloz për gruan e tij; ai do ta paraqesë gruan e tij para Zotit dhe prifti do të zbatojë me të plotësisht këtë ligj.

5:31 Bashkëshorti nuk do të ketë asnjë faj, por e shoqja do të marrë dënimin e paudhësisë së saj".

6:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

6:2 "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur një burrë a një grua do të lidhin një kusht të veçantë, kushtin e nazireatit, për t'iu shenjtëruar Zotit,

6:3 do të heqin dorë nga vera dhe nga pije të tjera që të dehin, nuk do të pinë uthull të bërë nga vera, as uthull të përgatitur me pije dehëse; nuk do të pinë asnjë lëng rrushi dhe nuk do të hanë rrush, as të freskët as të thatë.

6:4 Gjatë gjithë kohës së shenjtërimit të tij, ai nuk do të hajë asnjë prodhim të vreshtit, as kokrrat as lëkurën e rrushit.

6:5 Gjatë gjithë kohës së kushtit të shenjtërimit, brisku nuk do të kalojë mbi kokën e tij; deri sa të mbushen ditët për të cilët iu shenjtërua Zotit do të jetë i shenjtë; do t'i lërë flokët e tij të rriten të gjatë mbi kokën e tij.

6:6 Për gjithë kohën që i është shenjtëruar Zotit nuk do t'i afrohet ndonjë trupi të vdekur;

6:7 as sikur të ishte i ati apo e ëma, i vëllai ose e motra, ai nuk do të ndotet për ta kur vdesin, sepse mban mbi krye shenjën e shenjtërimit të tij Perëndisë.

6:8 Për gjithë kohën e shenjtërimit të tij, ai do të jetë i shenjtë për Zotin.

6:9 Në rast se dikush vdes papritmas afër tij dhe koka e tij e shenjtëruar mbetet e ndotur, ai do ta rruajë kokën ditën e pastrimit të tij; do ta rruajë ditën e shtatë;

6:10 ditën e tetë do t'i çojë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj priftit, në hyrje të çadrës së mbledhjes.

6:11 Prifti do të ofrojë njërin prej tyre si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust dhe do të bëjë shlyerjen për të, sepse ka mëkatuar për shkak të trupit të vdekur; dhe po atë ditë do të shenjtërojë kokën e tij.

6:12 Do t'i shenjtërojë përsëri Zotit ditët e nazireatit të tij dhe do të çojë një qengj motak si fli shlyerjeje; por ditët e mëparshme nuk do të llogariten më, sepse nazireati i tij është ndotur.

6:13 Ky është ligji i nazireatit: kur ditët e shenjtërimit të tij do të plotësohen, atë njeri do ta sjellin në hyrjen e çadrës së mbledhjes;

6:14 dhe ai do t'ia paraqesë ofertën e tij Zotit: një qengj mashkull motak pa të meta për olokaustin, një qengj femër motak pa të meta për flijimin për mëkatin dhe një dash pa të meta për flijimin e falënderimit;

6:15 një shportë me bukë të ndorme të përgatitura me majë mielli, me kuleç të zëna me vaj, një revani pa maja të lyer me vaj, me ofertat e tyre ushqimore dhe libacionet e tyre.

6:16 Prifti do t'i paraqesë këto gjëra përpara Zotit dhe do të ofrojë flijimin e tij për mëkatin dhe olokaustin e tij;

6:17 do të ofrojë dashin si flijim falënderimi ndaj Zotit, bashkë me shportën e bukëve të ndorme; prifti do të ofrojë gjithashtu blatimin e tij ushqimor dhe libacionin e tij.

6:18 Nazireu do të rruajë kokën e tij të shenjtëruar në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe do të marrë flokët e kokës së tij të shenjtëruar dhe do t'i vërë mbi zjarrin që është nën flijimin e falënderimit.

6:19 Prifti do të marrë shpatullën e pjekur të dashit, një kulaç pa maja nga shporta dhe një revani pa maja dhe do të vërë në dorë të nazireut, mbasi ky të ketë rruar kokën e tij të shenjtëruar.

6:20 Prifti do t'i tundë si oferta para Zotit; është një gjë e shenjtë që i përket priftit, bashkë me gjoksin e ofertës së tundur dhe me kofshën e ofertës së ngritur. Pas kësaj nazireu do të mund të pijë verë.

6:21 Ky është ligji për nazireun që i ka premtuar Zotit një ofertë për shenjtërimin e tij, veç atyre që mjetet e tij do t'i lejojnë të bëjë. Në bazë të kushtit të lidhur, ai duhet të sillet në pajtim me ligjin e shenjtërimit të tij".

6:22 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

6:23 "Folu Aaronit dhe bijve të tij, dhe u thuaj atyre: Ju do t'i bekoni kështu bijtë e Izraelit, duke u thënë:

6:24 "Zoti të të bekojë dhe të të ruajë!

6:25 Zoti të bëjë që të shkëlqejë fytyra e tij mbi trupin tënd dhe të tregohet i mbarë me ty!

6:26 Zoti të kthejë fytyrën e tij mbi ty dhe të të sjellë paqe!".

6:27 Kështu do ta vënë emrin tim mbi bijtë e Izraelit dhe unë do t'i bekoj".

7:1 Kur Moisiu mbaroi ndërtimin e tabernakullit, e vajosi dhe e shenjtëroi me gjithë pajisjet e tij, ai vajosi gjithashtu altarin dhe të gjitha orenditë e tij; kështu ai i vajosi dhe i shenjtëroi.

7:2 Pastaj prijësit e Izraelit, të parët e shtëpive të etërve të tyre, që ishin prijësit e fiseve dhe ishin në krye të atyre që u regjistruan, paraqitën një ofertë

7:3 dhe e çuan ofertën e tyre para Zotit: gjashtë qerre të mbuluara dhe dymbëdhjetë qe, një qerre për çdo dy prijës dhe një ka për secilin prej tyre; dhe i ofruan para tabernakullit.

7:4 Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

7:5 "Prano këto gjëra prej tyre për t'i përdorur në shërbim të çadrës së mbledhjes, dhe do t'ua japësh Levitëve, secilit simbas shërbimit që ka".

7:6 Moisiu mori, pra, qerret dhe qetë dhe ua dha Levitëve.

7:7 Dy qerre dhe katër qe ua dha bijve të Gershonit simbas shërbimit të tyre;

7:8 katër qerre dhe tetë qe ua dha bijve të Merarit simbas shërbimit të tyre, nën mbikqyrjen e Ithamarit, birit të priftit Aaron;

7:9 por bijve të Kehathit nuk u dha asgjë, sepse ishin ngarkuar me shërbimin e objekteve të shenjta, që ata i mbanin mbi shpatulla.

7:10 Prijësit e paraqitën ofertën e tyre për kushtimin e altarit, ditën kur u vajos; kështu prijësit paraqitën ofertën e tyre para altarit.

7:11 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Prijësit do ta paraqesin ofertën e tyre një në ditë për kushtimin e altarit".

7:12 Ai që e paraqiti ofertën e tij ditën e parë ishte Nahshoni, bir i Aminadabit, nga fisi i Judës;

7:13 ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,

7:14 një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

7:15 një dem të vogël, një dash, një qengj motak si olokaust,

7:16 një dhi si flijim për mëkatin

7:17 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Nahshonit, djalit të Aminadabit.

7:18 Ditën e dytë erdhi oferta e Nethaneelit, birit të Tsuarit, princit të Isakarit.

7:19 Ai paraqiti si ofertë të tij një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,

7:20 një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

7:21 një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

7:22 një kec si flijim për mëkatin

7:23 dhe, si flijim falënderimi dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. kjo ishte oferta e Nethaneelit, birit të Tsuarit.

7:24 Ditën e tretë ishte radha e Eliabit, birit të Helonit, prijësit të bijve të Zabulonit.

7:25 Oferta e tij qe një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen i vogël shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit;

7:26 një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

7:27 një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

7:28 një kec si flijim për mëkatin

7:29 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Eliabit, birit të Helonit.

7:30 Ditën e katërt ishte radha e Elitsurit, birit të Rubenit.

7:31 Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

7:32 një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan,

7:33 një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

7:34 dhe një kec si flijim për mëkatin

7:35 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e paraqitur nga Elitsuri, bir i Shedeurit.

7:36 Ditën e pestë qe radha e Shelumielit, birit të Tsurishadait, prijësit të bijve të Simeonit.

7:37 Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,

7:38 një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan,

7:39 një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

7:40 një kec si flijim për mëkatin

7:41 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo ishte oferta e bërë nga Shelumieli, bir i Curishadait.

7:42 Ditën e gjashtë ishte radha e Eliasafit, bir i Deuelit, prijësit të bijve të Gadit.

7:43 Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; si pjata ashtu dhe legeni ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

7:44 një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

7:45 një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

7:46 një kec si flijim për mëkatin

7:47 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Eliasafi, bir i Deuelit.

7:48 Ditën e shtatë qe radha e Elishamit, birit të Amihudit, prijësit të bijve të Efraimit.

7:49 Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

7:50 një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

7:51 një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

7:52 një kec si flijim për mëkatin,

7:53 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Elishama, bir i Amihudit.

7:54 Ditën e tetë ishte radha e Gamalielit, birit të Pedahtsurit, prijësit të bijve të Manasit.

7:55 Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

7:56 një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

7:57 një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

7:58 një kec si flijim për mëkatin

7:59 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Gamalieli, bir i Pedahtsurit.

7:60 Ditën e nëntë i erdhi radha Abidanit, birit të Gideonit, prijësit të Beniaminit.

7:61 Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklave të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

7:62 një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan,

7:63 një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

7:64 një kec si flijim për mëkatin

7:65 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Abidanit, birit të Amishadait, prijësit të bijve të Danit.

7:66 Ditën e dhjetë i erdhi radha Ahiezerit, birit të Amishadait, prijësit të bijve të Danit.

7:67 Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

7:68 një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

7:69 një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

7:70 një kec si flijim për mëkatin

7:71 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Ahiezerit, birit të Amishadait.

7:72 Ditën e njëmbëdhjetë i erdhi radha Pagielit, birit të Okranit, prijësit të bijve të Asherit.

7:73 Oferta e tij ishte një pjatë argjendi prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

7:74 një kupë ari prej dhjetë siklash mbushur me temjan,

7:75 një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

7:76 një kec si flijim për mëkatin

7:77 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Pagielit, birit të Okranit.

7:78 Ditën e dymbëdhjetë i erdhi radha Ahirit, birit të Enanit, prijësit të bijve të Neftalit.

7:79 Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

7:80 një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

7:81 një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

7:82 një kec si flijim për mëkatin

7:83 dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Ahirit, birit të Enanit.

7:84 Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit që u bënë nga prijësit e Izraelit kur altari u vajos: dymbëdhjetë pjata argjendi, dymbëdhjetë legena argjendi, dymbëdhjetë kupa ari;

7:85 çdo pjatë argjendi peshonte njëqind e tridhjetë sikla dhe çdo legen argjendi shtatëdhjetë sikla; shuma e argjendit që përmbanin enët arrinte dy mijë e katërqind sikla, simbas siklit të shenjtërores;

7:86 të dymbëdhjetë kupat prej ari të mbushura me parfum peshonin dhjetë sikla secila, simbas siklit të shenjtërores; gjithë ari i kupave peshonte njëqind e njëzet sikla.

7:87 Shuma e kafshëve për olokaustin ishte dymbëdhjetë dema të vegjël, dymbëdhjetë desh, dymbëdhjetë qengja motakë bashkë me blatimet e ushqimit dhe dymbëdhjetë keca si flijim për mëkatin.

7:88 Shuma e kafshëve si flijim falënderimi ishte njëzet e katër dema të vegjël, gjashtëdhjetë desh, gjashtëdhjetë cjep dhe gjashtëdhjetë qengja motakë. Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit pas vajosjes së tij.

7:89 Dhe kur Moisiu hynte në çadrën e mbledhjes për të folur me Zotin, dëgjonte zërin e tij që i fliste nga pjesa e sipërme e pajtuesit që ndodhet mbi arkën e dëshmisë midis dy kerubinëve; kështu i fliste Zoti.

8:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

8:2 "Foli Aaronit dhe i thuaj: Kur do të vendosësh llambat, shtatë llambat duhet të ndriçojnë pjesën e përparme të shandanit".

8:3 Dhe Aaroni veproi kështu: i vendosi llambat në mënyrë që të ndriçonin pjesën e përparme të shandanit, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

8:4 Shandani ishte ndërtuar kështu: ishte prej ari të rrahur; ishte punuar me çekiç nga këmba e tij deri tek lulet e tij. Moisiu e kishte bërë shandanin simbas modelit që i kishte treguar Zoti.

8:5 Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

8:6 "Merr Levitët ndër bijtë e Izraelit dhe pastroji.

8:7 Do të veprosh kështu për t'i pastruar: do të spërkatësh ujë mbi ta për t'i pastruar; pastaj do të heqin një brisk mbi tërë trupin e tyre, do të lajnë rrobat e tyre dhe do të pastrohen.

8:8 Pastaj do të marrin një dem të vogël me blatimin e ushqimit prej majë mielli të përzier me vaj ndërsa ti do të marrësh një dem tjetër si flijim për mëkatin.

8:9 Do t'i afrosh Levitët përpara çadrës së mbledhjes dhe do të thërrasësh tërë asamblenë e bijve të Izraelit.

8:10 Kështu do t'i afrosh Levitët përpara Zotit dhe bijtë e Izraelit do të vënë duart e tyre mbi Levitët;

8:11 pastaj Aaroni do t'i paraqesë Levitët si ofertë të tundur para Zotit nga ana e bijve të Izraelit, me qëllim që të kryejnë shërbimin e Zotit.

8:12 Pastaj Levitët do të vënë duart e tyre mbi kokën e demave të vegjël, dhe ti do të ofrosh njërin prej tyre si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust për Zotin, për të bërë shlyerjen për Levitët.

8:13 Do t'i mbash më këmbë Levitët përpara Aaronit dhe para bijve të tij dhe do t'i paraqitësh si një ofertë të tundur për Zotin.

8:14 Kështu do t'i ndash Levitët nga gjiri i bijve të Izraelit dhe Levitët do të jenë të mitë.

8:15 Pas kësaj Levitët do të hyjnë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbimin; kështu ti do t'i pastrosh dhe do t'i paraqitësh si një ofertë të tundur,

8:16 sepse më janë dhënë plotësisht nga gjiri i bijve të Izraelit; unë i mora për vete, në vend të të gjithë atyre që çelin barkun e nënës, në vend të të parëlindurve të të gjithë bijve të Izraelit.

8:17 Sepse të gjithë të parëlindurit e bijve të Izraelit, si të njerëzve ashtu dhe të kafshëve, më takojnë mua; i shenjtërova për vete ditën që godita tërë të parëlindurit në vendin e Egjiptit.

8:18 Mora Levitët në vend të të gjithë të parëlindurve të bijve të Izraelit.

8:19 Dhe i dhurova Aaronit dhe bijve të tij Levitët nga gjiri i bijve të Izraelit me qëllim që të kryejnë shërbimin e bijve të Izraelit në çadrën e mbledhjes dhe që të bëjnë shlyerjen për bijtë e Izraelit, që të mos ndodhë asnjë fatkeqësi midis bijve të Izraelit kur i afrohen shenjtërores".

8:20 Kështu vepruan Moisiu, Aaroni dhe tërë asambleja e bijve të Izraelit me Levitët; bijtë e Izraelit u bënë Levitëve të gjitha ato që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut lidhur me ta.

8:21 Dhe Levitët u pastruan dhe i lanë rrobat e tyre; pastaj Aaroni i paraqiti si një ofertë të tundur përpara Zotit dhe bëri shlyerjen për ta, për t'i pastruar.

8:22 Pas kësaj Levitët hynë në çadrën e mbledhjes për të bërë shërbimin e tyre në prani të Aaronit dhe të bijve të tij. Ata u bënë Levitëve atë që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut lidhur me ta.

8:23 Pastaj Zoti i foli Moisiut duke i thënë:

8:24 "Kjo është ajo që u takon Levitëve; nga mosha njëzet e pesë vjeç e lart Leviti do të hyjë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbimet e rastit;

8:25 në moshën pesëdhjetë vjeç do ta ndërpresë këtë shërbim dhe nuk do të shërbejë më.

8:26 Do të mund të ndihmojë vëllezërit e tij në çadrën e mbledhjes, ndërsa këta kryejnë detyrat e tyre; por ai vetë nuk do të kryejë asnjë shërbim. Kështu do të veprosh me Levitët lidhur me detyrat e tyre".

9:1 Zoti i foli akoma Moisiut, në shkretëtirën e Sinait, muajin e parë të vitit të dytë që kur kishin dalë nga vendi i Egjiptit, duke i thënë:

9:2 "Bijtë e Izraelit do ta festojnë Pashkën në kohën e caktuar.

9:3 Do ta kremtoni në kohën e caktuar, ditën e katërmbëdhjetë të këtij muaji, në të ngrysur; do ta kremtoni simbas të gjitha statuteve dhe dekreteve të saj".

9:4 Kështu Moisiu u foli bijve të Izraelit me qëllim që të kremtonin Pashkën

9:5 ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë në të ngrysur, në shkretëtirën e Sinait; bijtë e Izraelit vepruan simbas urdhrave të dhëna Moisiut nga Zoti.

9:6 Por kishte disa njerëz që ishin të papastër sepse kishin prekur trupin e vdekur të një personi dhe nuk mund ta kremtonin Pashkën atë ditë. Por këta njerëz u paraqitën po atë ditë përpara Moisiut dhe Aaronit,

9:7 dhe i thanë Moisiut: "Ne jemi të papastër sepse kemi prekur trupin e vdekur të një personi; pse vallë na pengohet të paraqesim ofertën e Zotit në kohën e duhur, në mes të bijve të Izraelit?".

9:8 Moisiu iu përgjegj atyre: "Prisni që të dëgjoj çfarë do të urdhërojë Zoti lidhur me ju".

9:9 Dhe Zoti i foli Moisiut, duke thënë:

9:10 "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Në rast se dikush nga ju ose nga trashëgimtarët tuaj është i papastër për shkak të një trupi të vdekur, apo gjendet larg në udhëtim, do ta kremtojë njëlloj Pashkën për nder Zotit.

9:11 Do ta kremtojnë ditën e katërmbëdhjetë të muajit të dytë në të ngrysur; do të hanë bukë të ndorme dhe barishte të hidhura;

9:12 nuk do të lënë asnjë tepricë deri në mëngjes dhe nuk do të thyejnë asnjë kockë. Do ta kremtojnë simbas të gjitha statuteve të Pashkës.

9:13 Por ai që është i pastër dhe nuk është në udhëtim, në rast se nuk e kremton Pashkën, do të shfaroset në mes të popullit të tij, sepse nuk i paraqiti ofertën në kohën e duhur Zotit; ky njeri do të mbajë dënimin e mëkatit të tij.

9:14 Në rast se një i huaj që banon në mes jush kremton Pashkën e Zotit, ai duhet ta bëjë mbas statuteve dhe dekreteve të Pashkës. Ju do të keni një statut të vetëm për të huajin dhe për atë që ka lindur në vend".

9:15 Por ditën në të cilën tabernakulli u ngrit, reja mbuloi tabernakullin, perden e dëshmisë; dhe që nga mbrëmja deri në mëngjes reja mbi tabernakullin kishte marrë një pamje zjarri.

9:16 Kështu ndodhte gjithnjë: reja e mbulonte tabernakullin gjatë ditës dhe natën kishte pamjen e një zjarri.

9:17 Sa herë që reja ngrihej mbi çadrën, bijtë e Izraelit niseshin për rrugë pas kësaj; dhe aty ku ndalej reja, aty bijtë e Izraelit vendosnin kampin e tyre.

9:18 Me urdhër të Zotit bijtë e Izraelit nisnin ecjen e tyre dhe me urdhër të tij fushonin; rrinin në kampin e tyre aq kohë sa qëndronte reja mbi tabernakull.

9:19 Kur reja qëndronte për shumë ditë mbi tabernakullin, bijtë e Izraelit respektonin urdhrin e Zotit dhe nuk lëviznin.

9:20 Por në rast se reja ndalej vetëm pak ditë mbi tabernakullin, me urdhër të Zotit ata qëndronin në kampin e tyre dhe me urdhër të Zotit niseshin për rrugë.

9:21 Në rast se reja ndalej vetëm nga mbrëmja deri në mëngjes, kur ajo ngrihej në mëngjes, ata niseshin për rrugë; si ditën ashtu dhe natën, kur reja ngrihej, ata viheshin në lëvizje.

9:22 Në qoftë se reja qëndronte e palëvizshme mbi tabernakullin dy ditë, një muaj apo një vit, bijtë e Izraelit qëndronin në kampin e tyre dhe nuk lëviznin; por kur ajo ngrihej, ata nisnin udhëtimin.

9:23 Me urdhër të Zotit fushonin dhe me urdhër të tij viheshin në lëvizje; respektonin urdhrin e Zotit, simbas asaj që ai kishte urdhëruar me anë të Moisiut.

10:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë

10:2 "Bëj dy bori prej argjendi; do t'i bësh me argjend të rrahur; do t'i përdorësh për të thirrur asamblenë dhe për të lëvizur fushimet.

10:3 Nën tingullin e të dyjave gjithë asambleja do të mblidhet pranë teje, në hyrje të çadrës së mbledhjes.

10:4 Nën tingullin e njerës bori, prijësit, krerët e divizioneve të Izraelit do të mblidhen pranë teje.

10:5 Kur do t'i bini alarmit për herë të parë, ata që janë në lindje do të vihen në lëvizje.

10:6 Kur do t'i bini alarmit për herë të dytë, ata që janë në jug do të vihen në lëvizje; duhet t'i bini alarmit që të vihen në lëvizje.

10:7 Kur duhet të mblidhet asambleja do t'i bini borisë, pa i rënë alarmit.

10:8 Do t'u bien borive bijtë e Aaronit, priftërinjtë; ky do të jetë një statut i përjetshëm për ju dhe për trashëgimtarët tuaj.

10:9 Kur në vendin tuaj do të shkoni në luftë kundër armikut që ju shtyp, do t'i bini alarmit me boritë; kështu do të kujtoheni përpara Zotit Perëndisë tuaj, dhe do të çliroheni nga armiqtë tuaj.

10:10 Po kështu në ditët tuaja të gëzimit, në festat tuaja të caktuara dhe në fillim të muajve tuaj të parë, do t'u bini borive me rastin e olokausteve dhe të flijimeve tuaja të falënderimit; dhe kështu ato do të bëjnë që të kujtoheni përpara Perëndisë tuaj. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".

10:11 Por ndodhi që në vitin e dytë, në muajin e dytë, ditën e njëzetë të muajit, reja u ngrit mbi tabernakullin e dëshmisë.

10:12 Dhe bijtë e Izraelit u nisën për rrugë, duke lënë shkretëtirën e Sinait; pastaj reja u ndal në shkretëtirën e Paranit.

10:13 Kështu u nisën për rrugë herën e parë simbas urdhrit që Zoti kishte dhënë me anë të Moisiut.

10:14 I pari lëvizi flamuri i kampit të bijve të Judës, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Judës e komandonte Nahshoni, bir i Aminadabit.

10:15 Nethaneeli, bir i Tsuarit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Isakarit,

10:16 ndërsa Eliabi, bir i Helonit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Zabulonit.

10:17 Pastaj u çmontua tabernakulli dhe bijtë e Merarit dhe të Gershonit u nisën për rrugë, duke transportuar tabernakullin.

10:18 Pastaj u vu në lëvizje flamuri i kampit të Rubenit, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Rubenit e komandonte Elitsuri, bir i Shedeurit.

10:19 Shelumieli, bir i Tsurishadait, komandonte divizionin e fisit të bijve të Simeonit,

10:20 ndërsa Eliasafi, bir i Deuelit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Gadit.

10:21 Pastaj u vunë në lëvizje Kehathitët, duke transportuar sendet e shenjta; ata do ta ngrinin tabernakullin para ardhjes së tyre.

10:22 Pas kësaj u nis flamuri i kampit të bijve të Efraimit, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Efraimit e komandonte Elishama, bir i Amihudit.

10:23 Gamalieli, bir i Pedahtsurit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Manasit,

10:24 ndërsa Abidani, bir i Gideonit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Beniaminit.

10:25 Pastaj filloi të lëvizë flamuri i kampit të bijve të Danit, i ndarë simbas formacioneve të tij, që përbënte praparojën e të gjitha kampeve. Divizioni i Danit komandohej nga Ahiezieri, bir i Amishadait.

10:26 Pagieli, bir i Okranit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Asherit,

10:27 ndërsa Ahira, bir i Enanit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Neftalit.

10:28 Kjo ishte radha e marshimit të bijve të Izraelit, simbas divizioneve të tyre. Kështu u vunë në lëvizje.

10:29 Por Moisiu i tha Hobabit, birit të Reuelit, Madianitit, vjehrri i Moisiut: "Ne po vihemi në marshim drejt vendit për të cilin Zoti ka thënë "Unë do t'jua jap". Eja me ne dhe do të të bëjmë të mira,

10:30 Hobabi iu përgjegj: "Unë nuk do të vij, por do të kthehem në vendin tim te të afërmit e mi".

10:31 Atëherë Moisiu i tha: "Mos na lërë, sepse ti e di ku duhet të fushojmë në shkretëtirë dhe ti do të jesh si sytë për ne.

10:32 Në qoftë se vjen me ne, çdo të mirë që do të na bëjë Zoti, ne do të ta bëjmë ty".

10:33 Kështu u nisën nga mali i Zotit dhe ecën tri ditë; dhe arka e besëlidhjes së Zotit shkoi para tyre gjatë një udhëtimi prej tri ditësh, për të gjetur një vend ku ata të pushonin.

10:34 Dhe reja e Zotit qëndronte mbi ta gjatë ditës, kur niseshin nga kampi.

10:35 Kur nisej arka, Moisiu thoshte; "Çohu, o Zot, me qëllim që të shkatërrohen armiqtë e tu dhe të ikin me vrap para teje ata që të urrejnë!".

10:36 Dhe kur ndalej, thoshte: "Kthehu, o Zot, pranë morisë së madhe të njerëzve të Izraelit!".

11:1 Por populli u ankua dhe kjo nuk tingëlloi mirë në veshët e Zotit; sa e dëgjoi, Zoti u zemërua, dhe zjarri i tij shpërtheu midis tyre dhe shkatërroi skajin e kampit.

11:2 Atëherë populli i bërtiti Moisiut; Moisiu iu lut Zotit dhe zjarri u shua.

11:3 Kështu ky vend u quajt Taberah, sepse zjarri i Zotit ishte ndezur midis tyre.

11:4 Dhe fundërrinën heterogjene që ishte midis popullit e pushtoi një lakmi e madhe; edhe bijtë e Izraelit filluan të ankohen dhe të thonë: "Kush do të na japë mish për të ngrënë?

11:5 Nuk i harrojmë peshqit që i hanim falas në Egjipt, kastravecat, pjeprat, preshtë, qepët dhe hudhrat.

11:6 Por tani e tërë qënia jonë ka shteruar; para syve tanë nuk ka asgjë tjetër veç kësaj mane".

11:7 Mana i ngjante farës së koriandrit dhe kishte pamjen e bdelit.

11:8 Populli shkonte rreth e rrotull për ta mbledhur; pastaj e bënte miell me mokrat ose e shtypte në havan, e zinte në një tenxhere ose përgatiste kuleç, të cilët kishin shijen e kuleçëve me vaj.

11:9 Kur binte vesa mbi kamp natën, binte mbi të edhe mana.

11:10 Por Moisiu dëgjoi popullin që ankohej, në të gjitha familjet e tij, secili në hyrje të çadrës së vet; zemërimi i Zotit shpërtheu me të madhe dhe kjo nuk i pëlqeu aspak edhe Moisiut.

11:11 Atëherë Moisiu i tha Zotit: "Pse e trajtove kaq keq shërbëtorin tënd? Pse nuk gjeta hir para syve të tu për ta vënë barrën e gjithë këtij populli mbi mua?

11:12 Mos vallë unë e kam gjeneruar tërë këtë popull? Mos vallë kam qenë unë që e kam nxjerrë në dritë, që ti të më thuash: "Mbaje në prehrin tënd, ashtu si taja mban fëmijën që pi sisë, deri në vendin që ti u ke premtuar me betim etërve të tij"?

11:13 Ku mund të gjej mish për t'i dhënë tërë këtij populli? Sepse vazhdon të qajë para meje, duke thënë: "Na jep mish për të ngrënë!".

11:14 Unë nuk mund ta mbaj vetëm tërë këtë popull; është një barrë shumë e rëndë për mua.

11:15 Në qoftë se kjo është mënyra me të cilën ti dëshiron të më trajtosh, të lutem, më vrit menjëherë po të kem gjetur hir para syve të tu; por mos lejo që unë të shoh fatkeqësinë time!".

11:16 Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Mblidhmë shtatëdhjetë njerëz nga pleqtë e Izraelit, që ti i njeh si pleq të popullit dhe funksionarë të tij; silli në çadrën e mbledhjes dhe të rrinë aty me ty.

11:17 Unë do të zbres dhe aty do të flas me ty; do të marr pastaj nga Fryma që është mbi ty dhe do t'ua kaloj atyre, me qëllim që ta mbajnë bashkë me ty barrën e popullit, dhe të mos e mbash ti vetëm.

11:18 Pastaj do t'i thuash popullit: Shenjtërohuni për nesër, dhe do të hani mish, sepse keni qarë në veshët e Zotit, duke thënë: "Kush do të na japë mish për të ngrënë? Ishim kaq mirë në Egjipt!". Prandaj Zoti do t'ju japë mish dhe ju do ta hani.

11:19 Dhe do ta hani jo për një ditë, jo për dy ditë, jo për pesë ditë, jo për dhjetë ditë, jo për njëzet ditë,

11:20 por për një muaj të tërë, deri sa t'ju dalë nga hunda dhe t'ju shkaktojë neveri, sepse keni hedhur poshtë Zotin dhe keni qarë para tij, duke thënë: "Pse vallë dolëm nga Egjipti?"".

11:21 Atëherë Moisiu tha: "Ky popull, në mes të të cilit ndodhem, ka gjashtëqind mijë të rritur, dhe ti ke thënë: "Unë do t'u jap mish dhe ata do të hanë mish një muaj të tërë!".

11:22 Mos duhen therur kope të tëra bagëtish të trasha dhe të imta që të kenë mjaft mish? Apo duhet mbledhur për ta gjithë peshku i detit që ta kenë një sasi të mjaftueshme?".

11:23 Zoti iu përgjegj Moisiut: "Krahu i Zotit është shkurtuar ndofta? Tani do të shikosh në se fjala ime do të shkojë në vend apo jo".

11:24 Pastaj Moisiu doli dhe i njoftoi popullit fjalët e Zotit; mblodhi pastaj shtatëdhjetë njerëz pleq të popullit dhe i vendosi rreth e qark çadrës së mbledhjes.

11:25 Atëherë Zoti zbriti në renë dhe i foli atij, mori nga Fryma që qëndronte mbi të dhe e çoi mbi të shtatëdhjetë pleqtë; por kur Fryma u vu mbi ta, ata bënë profeci, me gjithë se më vonë nuk bënë më.

11:26 Por dy njerëz, njëri quhej Eldad dhe tjetri Medad, kishin mbetur në kamp; dhe Fryma u vu edhe mbi ta; këta ishin ndër të regjistruarit, por nuk kishin dalë për të shkuar në çadër; megjithatë bënë profeci në kamp.

11:27 Një djalë shkoi me vrap t'ia referojë këtë gjë Moisiut dhe i tha: "Eldadi dhe Medadi po bëjnë profeci në kamp".

11:28 Atëherë Jozueu, bir i Nunit dhe shërbëtor i Moisiut, një nga të rinjtë e tij, filloi të thotë: "Moisi, imzot, bëji që të heqin dorë!".

11:29 Por Moisiu iu përgjegj: "Ndofta je xheloz për mua? Ah, le të ishin të gjithë profetë në popullin e Zotit dhe dhëntë Zoti që Fryma e tij të vihet mbi ta!".

11:30 Pastaj Moisiu u kthye në kamp bashkë me pleqtë e Izraelit.

11:31 Atëherë u ngrit një erë me urdhër të Zotit dhe solli shkurta nga ana e detit, dhe i la të binin pranë kampit, një ditë ecjeje nga një anë dhe një ditë ecjeje nga ana tjetër rreth e qark kampit, me

11:32 Populli mbeti në këmbë gjithë atë ditë, tërë natën dhe tërë ditën vijuese, dhe mblodhi shkurtat. (Ai që mblodhi më pak pati dhjetë homer); dhe i shtrinë rreth e qark kampit.

11:33 Kishin akoma mishin ndër dhëmbë dhe nuk e kishin përtypur akoma, kur zemërimi i Zotit kundër popullit u ndez dhe ai e goditi popullin me një plagë shumë të rëndë.

11:34 Kështu ky vend u quajt Kibroth-Hataavah sepse aty u varrosën njerëzit që ishin dhënë pas epsheve.

11:35 Nga Kibroth-Hataavau populli u nis për në Haltseroth dhe u ndal në këtë vend.

12:1 Miriami dhe Aaroni iu kundërvunë Moisiut me fjalë për shkak të gruas etiopase me të cilën qe martuar; në fakt ai qe martuar me një grua etiopase.

12:2 Dhe i thanë: "Mos vallë Zoti ka folur vetëm me anë të Moisiut? A nuk ka folur ai edhe nëpërmjet nesh?". Dhe Zoti dëgjoi.

12:3 (Sepse Moisiu ishte një njeri shumë zemërbutë, më tepër se kushdo mbi faqen e dheut).

12:4 Zoti u tha menjëherë Moisiut, Aaronit dhe Miriamit: "Ju të tre dilni dhe shkoni në çadrën e mbledhjes". Kështu ata të tre dolën.

12:5 Atëherë Zoti zbriti në një kolonë reje, u ndal në hyrjen e çadrës dhe thirri Aaronin dhe Miriamin; që të dy i erdhën përpara.

12:6 Pastaj Zoti tha: "Dëgjoni tani fjalët e mia! Në se ka një profet midis jush, unë, Zoti i bëhem i njohur atij në vegim, flas me të në ëndërr.

12:7 Por nuk veproj kështu me shërbëtorin tim Moisi, që është besnik në tërë shtëpinë time.

12:8 Me të unë flas sy për sy, duke bërë që ai të më shohë, dhe jo me shprehje të errëta; dhe ai sodit dukjen e Zotit. Pse nuk keni pasur frikë të flisni kundër shërbëtorit tim, kundër Moisiut?".

12:9 Kështu zemërimi i Zotit u ndez kundër tyre, pastaj ai u largua.

12:10 Kur reja u tërhoq nga pjesa e sipërme e çadrës, Miriami ishte bërë lebroze e bardhë si bora; Aaroni e shikoi Miriamin, dhe ja, ajo ishte lebroze.

12:11 Aaroni i tha Moisiut: "O zoti im, mos na ngarko me fajin që kemi kryer nga budallallëku dhe mëkatin që kemi bërë.

12:12 Mos lejo që ajo të jetë si një e vdekur, mishi i së cilës është gjysmë i konsumuar kur del nga barku i nënës së saj!".

12:13 Kështu Moisiu i thirri Zotit, duke i thënë: "Shëroje, o Perëndi, të lutem!".

12:14 Atëherë Zoti iu përgjegj Moisiut: "Po ta kishte pështyrë i ati në fytyrë, nuk do të ishte ndofta e turpëruar shtatë ditë? Izolojeni, pra, jashtë kampit shtatë ditë; pastaj pranojeni përsëri".

12:15 Miriamin e izoluan jashtë kampit për shtatë ditë; dhe populli nuk e filloi marshimin e tij deri sa Miriami të ripranohej në kamp.

12:16 Pastaj populli u nis nga Hatserothi dhe ngriti kampin e tij në Paran.

13:1 Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

13:2 "Dërgo njerëz të kqyrin vendin e Kanaanit që unë po u jap bijve të Izraelit. Do të dërgoni një nga çdo fis i etërve të tyre; të gjithë të jenë nga princat e tyre".

13:3 Kështu Moisiu i nisi nga shkretëtira e Paranit, simbas urdhrit të Zotit; të gjithë këta ishin krerë të bijve të Izraelit.

13:4 Këta ishin emrat e tyre: Shamua, bir i Zakurit, për fisin e Rubenit;

13:5 Shafati, bir i Horit, për fisin e Simeonit;

13:6 Kalebi, bir i Jefunehut, për fisin e Judës;

13:7 Igali, bir i Jozefit, për fisin e Isakarit;

13:8 Hoshea, bir i Nunit, për fisin e Efraimit;

13:9 Palti, bir i Rafut, për fisin e Beniaminit;

13:10 Gadieli, bir i Sodit, për fisin e Zabulonit;

13:11 Gadi, bir i Susit, për fisin e Jozefit, domethënë për fisin e Manasit;

13:12 Amieli, bir i Gemalit, për fisin e Danit;

13:13 Seturi, bir i Mikaelit, për fisin e Asherit;

13:14 Nahbi, bir i Vofsit, për fisin e Neftalit;

13:15 Geueli, bir i Makit, për fisin e Gadit.

13:16 Këto janë emrat e personave që Moisiu dërgoi për të vëzhguar vendin. Moisiu i vuri Hosheas, birit të Nunit, emrin e Jozueut.

13:17 Moisiu, pra, i dërgoi për të vëzhguar vendin e Kanaanit dhe u tha atyre: "Ngjituni që këtej në Negev dhe pastaj në krahinën malore,

13:18 për të parë si është vendi, në qoftë se populli që banon aty është i fortë apo i dobët, i pakët në numër apo i shumtë;

13:19 si është vendi ku banon, i mirë apo i keq, si janë qytetet në të cilat jeton, a ka kampe ose vende të fortifikuara;

13:20 dhe si është toka, pjellore apo e varfër, në rast se ka pemë ose jo. Bëhuni trima dhe sillni frytet nga ky vend". Ishte koha kur kishte filluar të piqej rrushi.

13:21 Ata u ngjitën, pra, dhe vëzhguan vendin e Tsinit deri në Rehob, duke hyrë në të nga ana e Hamathit.

13:22 U ngjitën përmes Negevit dhe shkuan deri në Hebron, ku ishin Ahimani, Sheshai dhe Talmai, pasardhës të Anakut. (Hebronin e kishin ndërtuar shtatë vjet para Tsoanit në Egjipt).

13:23 Arritën pastaj deri në luginën e Eshkolit, ku prenë një degë me një vile rrushi, që e mbanin që të dy me një purtekë; dhe morën gjithashtu shegë dhe fiq.

13:24 Ky vend u quajt lugina e Eshkolit, për shkak të viles së rrushit që bijtë e Izraelit prenë aty.

13:25 Mbas dyzet ditësh ata u kthyen nga vëzhgimi i vendit,

13:26 dhe shkuan të takojnë Moisiun, Aaronin dhe tërë asamblenë e bijve të Izraelit në shkretëtirën e Paranit, në Kadesh; para tyre dhe tërë asamblesë paraqitën një raport dhe u treguan pemët e vendit.

13:27 Kështu para tij raportuan duke thënë: "Ne arritëm në vendin ku na dërgove; aty rrjedh me të vërtetë qumësht dhe mjaltë, dhe këto janë pemët e tij.

13:28 Por populli që banon në këtë vend është i fortë, qytetet janë të fortifikuara dhe shumë të mëdha; dhe aty pamë edhe pasardhësit e Anakut.

13:29 Amalekitët banojnë në krahinën e Negevit; Hitejtë, Gebusejtë dhe Amorejtë banojnë përkundrazi në krahinën malore, ndërsa Kananejtë banojnë pranë detit dhe gjatë Jordanit".

13:30 Atëherë Kalebi e qetësoi popullin që murmuriste kundër Moisiut dhe tha: "Le të ngjitemi menjëherë dhe ta pushtojmë vendin, sepse këtë mund ta bëjmë me siguri".

13:31 Por njerëzit që kishin shkuar me të thanë: "Nuk mund të sulemi kundër këtij populli, sepse është më i fortë se ne".

13:32 Kështu i paraqitën një informacion të keq për vendin që kishin vëzhguar duke thënë: "Vendi që kemi përshkuar për ta vëzhguar është një vend që i ha banorët e tij; dhe të gjithë njerëzit që kemi parë në të janë njerëz me shtat të lartë.

13:33 Përveç kësaj aty pamë gjigantë (pasardhësit e Anakut rrjedhin nga gjigantët), përballë të cilëve na dukej se ishim karkaleca, dhe kështu duhet t'u dukeshim atyre".

14:1 Atëherë tërë asambleja ngriti zërin dhe filloi të bërtasë; dhe atë natë populli qau.

14:2 Dhe të gjithë bijtë e Izraelit murmurisnin kundër Moisiut dhe kundër Aaronit dhe tërë asambleja u tha atyre: "Sikur të kishim vdekur në vendin e Egjiptit ose të kishim vdekur në këtë shkretëtirë!

14:3 Pse Zoti na çon në këtë vend që të biem nga goditja e shpatave? Gratë dhe fëmijët tanë do të bëhen pre e armikut. A nuk do të ishte më mirë për ne të kthehemi në Egjipt?".

14:4 Dhe i thanë njëri tjetrit: "Të zgjedhim një kryetar dhe të kthehemi në Egjipt!".

14:5 Atëherë Moisiu dhe Aaroni ranë përmbys përpara tërë asamblesë së mbledhur të bijve të Izraelit.

14:6 Jozueu, bir i Nunit, dhe Kalebi, bir i Jenufehut, që ishin ndër ata që kishin vëzhguar vendin, grisën rrobat e tyre,

14:7 dhe i folën kështu asamblesë së bijve të Izraelit: "Vendi që kemi përshkuar për ta vëzhguar është një vend i mirë, shumë i mirë.

14:8 Në rast se Zoti kënaqet me ne, do të na çojë në këtë vend dhe do të na japë neve, "një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë".

14:9 Vetëm mos ngrini krye kundër Zotit dhe mos kini frikë nga populli i vendit, sepse ai do të jetë ushqimi ynë; mbrojtja e tyre është larguar nga ata dhe Zoti është me ne; mos kini frikë nga ata".

14:10 Atëherë tërë asambleja foli për t'i vrarë me gurë; por lavdia e Zotit iu shfaq në çadrën e mbledhjes tërë bijve të Izraelit.

14:11 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Deri kur do të më përçmojë ky popull? Dhe deri kur do të refuzojnë të besojnë pas gjithë atyre mrekullive që kam bërë në mes të tyre?

14:12 Unë do ta godas me murtajë dhe do ta shkatërroj, por do të bëj prej teje një komb më të madh dhe më të fuqishëm se ai".

14:13 Moisiu i tha Zotit: "Por do ta dëgjojnë Egjiptasit, nga mesi i të cilëve e ke ngritur këtë popull për fuqinë tënde,

14:14 dhe do t'ia bëjnë të ditur banorëve të këtij vendi. Ata kanë dëgjuar që ti, o Zot, je në mes të këtij populli, i shfaqesh atij sy për sy, që reja jote qëndron mbi ta dhe që ecën para tyre ditën në një kolonë reje dhe natën në një kolonë të zjarrtë.

14:15 Tani në se e bën këtë popull të vdesë si një njeri të vetëm, kombet që kanë dëgjuar namin tënd do të flasin, duke thënë:

14:16 "Me qenë se Zoti nuk ka qenë i zoti ta futë këtë popull në vendin që ishte betuar t'i jepte, e vrau në shkretëtirë".

14:17 Por tani, të lutem, le të shfaqet fuqia e Zotit tim në madhështinë e saj, ashtu si fole duke thënë:

14:18 "Zoti është i ngadaltë në zemërim dhe i madh në mëshirë; ai fal padrejtësinë dhe mëkatin, por nuk lë pa ndëshkuar fajtorin, duke dënuar paudhësinë e etërve te bijtë, deri në brezin e tretë ose të katërt".

14:19 Fale paudhësinë e këtij populli, me madhështinë e mëshirës sate, ashtu siç e ke falur këtë popull nga Egjipti deri këtu".

14:20 Atëherë Zoti tha: "Unë fal, ashtu si kërkove ti;

14:21 por, ashtu siç është e vërtetë që unë jetoj, e gjithë toka do të jetë plot me lavdinë e Zotit,

14:22 dhe tërë këta njerëz që kanë parë lavdinë time dhe mrekullitë që kam bërë në Egjipt e në shkretëtirë, dhe më kanë tunduar dhjetë herë dhe nuk e kanë dëgjuar zërin tim,

14:23 me siguri nuk kanë për ta parë vendin që u betova t'u jap etërve të tyre. Askush nga ata që më kanë përçmuar nuk ka për ta parë;

14:24 por shërbëtorin tim Kaleb, duke qenë se veproi i shtyrë nga një frymë tjetër e më ka ndjekur plotësisht, unë do ta fus në vendin ku ka shkuar; dhe pasardhësit e tij do ta zotërojnë.

14:25 Amalekitët dhe Kananejtë banojnë në luginë, nesër kthehuni prapa dhe nisuni drejt shkretëtirës, në drejtim të Detit të Kuq".

14:26 Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

14:27 "Deri kur do të duroj këtë asamble të keqe që murmurit kundër meje? Unë dëgjova murmuritjet që bëjnë bijtë e Izraelit kundër meje.

14:28 U thuaj atyre: Ashtu siç është e vërtetë që unë jetoj, thotë Zoti, unë do t'ju bëj atë që kam dëgjuar prej jush.

14:29 Kufomat tuaja do të bien në këtë shkretëtirë; ju të gjithë që jeni regjistruar, nga mosha njëzet vjeç e lart, dhe që keni murmuritur kundër meje,

14:30 nuk do të hyni me siguri në vendin ku u betova se do të banoni, me përjashtim të Kalebit, birit të Jefunehut, dhe të Jozueut, birit të Nunit.

14:31 Të vegjlit tuaj përkundrazi, që ju thatë se do të ishin viktima të armiqve, do t'i fus; dhe ata do të njohin vendin që ju keni përçmuar.

14:32 Por sa për ju, kufomat tuaja do të bien në këtë shkretëtirë.

14:33 Dhe bijtë tuaj do të kullosin kopetë në shkretëtirë dyzet vjet me radhë dhe do të mbajnë ndëshkimin për pabesitë tuaja, deri sa të treten kufomat tuaja në shkretëtirë.

14:34 Në bazë të numrit të ditëve që keni përdorur për të vëzhguar vendin, domethënë dyzet ditë, për çdo ditë do të mbani fajin tuaj një vit, gjithsej, pra, dyzet vjet; dhe kështu do të kuptoni se ç'do të thotë që unë jam tërhequr nga ju.

14:35 Unë, Zoti, fola; me siguri, kështu do të veproj kundër gjithë kësaj asambleje të keqe që u mblodh kundër meje; në këtë shkretëtirë do të treten dhe këtu do të vdesin".

14:36 Njerëzit që Moisiu kishte dërguar për të vëzhguar vendin, mbas kthimit të tyre e kishin shtyrë tërë asamblenë të murmuriste kundër tij, duke paraqitur një raport të keq për vendin,

14:37 ata njerëz, që kishin përpiluar raportin e keq për vendin, vdiqën nga një plagë përpara Zotit.

14:38 Por Jozueu, bir i Nunit, dhe Kalebi, bir i Jefunehut, mbetën të gjallë midis gjithë atyre që kishin shkuar të vëzhgonin vendin.

14:39 Atëherë Moisiu u njoftoi këto fjalë tërë bijve të Izraelit, dhe populli ndjeu një dhimbje të thellë.

14:40 U ngritën herët në mëngjes dhe u ngjitën në majë të malit, duke thënë: "Ja ku jemi; ne do të ngjitemi në vendin për të cilin na foli Zoti, sepse kemi mëkatuar".

14:41 Por Moisiu tha: "Pse e shkelni urdhrin e Zotit? Nuk ka për t'ju dalë mbarë.

14:42 Mos u ngjitni, sepse do t'ju mundin armiqtë tuaj, Zoti nuk është në mes jush.

14:43 Para jush në fakt ndodhen Amalekitët dhe Kananejtë, dhe ju do të rrëzoheni nga shpatat e tyre; sepse jeni larguar nga rruga e Zotit, Zoti nuk do të jetë me ju".

14:44 Me gjithë atë ata patën guximin të ngjiten në majë të malit; por arka e besëlidhjes së Zotit dhe Moisiu nuk lëvizën nga mesi i kampit.

14:45 Atëherë Amalekitët dhe Kananejtë, që banonin mbi këtë mal, zbritën poshtë, i thyen dhe i vunë përpara deri në Hormah.

15:1 Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

15:2 "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj: Kur do të hyni në vendin ku duhet të banoni dhe që unë ju jap,

15:3 do t'i ofroni Zotit një flijim të bërë me zjarr, një olokaust apo një flijim për kryerjen e një kushti apo si ofertë vullnetare ose në festat tuaja të caktuara, për t'i bërë një erë të këndshme Zotit me një kafshë, të marrë nga kopeja e kafshëve të trasha a të imta,

15:4 ai që do të paraqesë ofertën e tij Zotit, do të ofrojë si blatim ushqimor një të dhjetën e efas majë mielli të përzier me një çerek hini vaji;

15:5 gjithashtu do t'i çosh një libacion prej një çerek hini verë së bashku me olokaustin ose flijimin, për çdo qengj.

15:6 Në qoftë se bëhet fjalë për një dash, do të çosh si blatim ushqimi dy të dhjeta efe majë mielli të përzier me një të tretë hini vaji,

15:7 dhe do të bësh një libacion vere prej një të trete hini si një ofertë me erë të këndshme për Zotin.

15:8 Por në rast se në vend të olokaustit ose të flijimit çon një dem të vogël, për kryerjen e një kushti apo të një flijimi falënderimi për Zotin,

15:9 së bashku me demin e vogël do të ofrohet, si blatim i ushqimit, majë mielli në një sasi tre të dhjeta të efas i përzier me gjysmë hini vaji;

15:10 dhe do të çosh si libacion gjysmë hini verë; është një flijim që bëhet me zjarr, me një erë të këndshme për Zotin.

15:11 Kështu do të veprohet për çdo dem të vogël, për çdo dash, për çdo qengj ose kec, simbas numrit që përgatitni.

15:12 Do të veproni kështu për çdo kafshë që do të sillni.

15:13 Të gjithë ata që kanë lindur në vend do veprojnë kështu, kur do t'i ofrojnë një flijim me zjarr, me erë të këndshme Zotit.

15:14 Dhe në se një i huaj që banon me ju ose kushdo tjetër që të ndodhet me ju në brezat e ardhshëm, dëshiron të ofrojë një flijim të bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin, do të veprojë si ju.

15:15 Do të ketë një statut të vetëm për gjithë asamblenë, për ju dhe për të huajin që banon midis jush; do të jetë një statut i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj; ashtu siç jeni ju, ashtu do të jetë edhe i huaji përpara Zotit.

15:16 Do të jetë po ai ligj dhe po ai dekret për ju dhe për të huajin që banon me ju".

15:17 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

15:18 "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do të arrini në vendin ku po ju çoj unë,

15:19 dhe do të hani bukën e vendit, do t'i paraqisni Zotit një ofertë të lartë.

15:20 Nga prodhimi i parë i brumit tuaj do të paraqisni një kulaç si ofertë e lartë; do ta paraqisni si një ofertë e lartë e lëmit.

15:21 Nga prodhimi i parë i brumit tuaj do t'i jepni Zotit një ofertë të lartë për gjithë brezat tuaj.

15:22 Në qoftë se keni kryer një mëkat nga padituria dhe nuk keni respektuar të gjitha këto urdhërime që Zoti i ka dhënë Moisiut,

15:23 të gjitha ato që Zoti ka urdhëruar me anë të Moisiut, nga dita që Zoti ju ka dhënë urdhra dhe më vonë për të gjitha brezat tuaj,

15:24 në qoftë se mëkati është kryer nga padituria, pa u marrë vesh nga asambleja, gjithë asambleja do të ofrojë një dem të vogël si olokaust me erë të këndshme për Zotin së bashku me blatimin e tij të ushqimit dhe libacionin e tij simbas asaj që është dekretuar, si dhe një kec si flijim për mëkatin.

15:25 Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për të gjithë asamblenë e bijve të Izraelit dhe ky mëkat do t'u falet, sepse është një mëkat i kryer nga padituria, dhe ata kanë sjellë ofertën e tyre, një flijim i bërë me zjarr për Zotin, dhe flijimi i tyre për mëkatin, për mëkatin e tyre nga padituria përpara Zotit.

15:26 Do t'i falet tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe të huajit që banon midis tyre, sepse tërë populli e kreu këtë mëkat nga padituria.

15:27 Në qoftë se është një person i vetëm që kryen mëkatin nga padituria, ai të ofrojë një dhi motake si flijim për mëkatin.

15:28 Dhe prifti do të bëjë shlyerjen përpara Zotit për personin që ka mëkatuar nga padituria, kur e ka bërë pa njohjen e duhur; prifti do të bëjë shlyerjen për të dhe mëkati do t'i falet.

15:29 Si për ata që kanë lindur në vend midis bijve të Izraelit ose për një të huaj që banon midis jush, do të keni një ligj të vetëm për atë që mëkaton nga padituria.

15:30 Por ai që kryen një mëkat me qëllim, qoftë i lindur në vend apo i huaj, fyen Zotin; ky njeri do të shfaroset në mes të popullit të tij.

15:31 Sepse ka përçmuar fjalën e Zotit dhe ka dhunuar urdhërimet e tij; ky njeri duhet të shfaroset, do të mbajë barrën e paudhësisë së tij".

15:32 Ndërsa bijtë e Izraelit ishin në shkretëtirë, gjetën një njeri që mblidhte dru ditën e shtunë.

15:33 Ata që e gjetën duke mbledhur dru, e çuan te Moisiu, tek Aaroni dhe para tërë asamblesë.

15:34 Dhe e futën në burg, sepse nuk ishte përcaktuar akoma se ç'duhet t'i bënin.

15:35 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ky njeri duhet të vritet; e tërë asambleja do ta vrasë me gurë jashtë kampit".

15:36 Kështu tërë asambleja e çoi jashtë kampit dhe e vrau me gurë; dhe ai vdiq, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun. Qëllimi i thekëve në rrobat

15:37 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

15:38 "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre që të bëjnë brez pas brezi thekë në cepat e rrobave të tyre dhe të vënë në çdo cep një kordon në ngjyrë manushaqeje.

15:39 Do të jetë një thek të cilin do ta shikoni për të kujtuar të gjitha urdhërimet e Zotit dhe për t'i zbatuar, dhe jo për të ndjekur zemrën tuaj dhe sytë tuaja që ju çojnë në kurvërim.

15:40 Kështu do të kujtoni të gjitha urdhërimet e mia dhe do t'i zbatoni në praktikë, dhe do të jeni të shenjtë për Perëndinë tuaj.

15:41 Unë jam Zoti, Perëndia juaj që ju nxori nga vendi i Egjiptit për të qenë Perëndia juaj. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".

16:1 Koreu, bir i Itsharit, bir i Kehathit, bir i Levit, tok me Dathanin dhe Abiramin, birin e Eliabit, dhe me Onin, birin e Pelethit, bij të Rubenit,

16:2 u ngritën para Moisiut, së bashku me disa bij të tjerë të Izraelit, dyqind e pesëdhjetë prijës të asamblesë, anëtarë të emëruar të këshillit, njerëz që u shkonte fjala.

16:3 Ata u mblodhën kundër Moisiut dhe Aaronit, dhe u thanë: "Mjaft më me ju, sepse tërë asambleja është e shenjtë, secili nga anëtarët e tij, dhe Zoti është në mes tyre; pse, pra, ngriheni mbi asamblenë e Zotit?".

16:4 Me të dëgjuar këto fjalë, Moisiu ra përmbys me fytyrën për tokë;

16:5 pastaj i foli Koreut dhe gjithë njerëzve të tij, duke u thënë: "Nesër në mëngjes Zoti do të tregojë kush është i tij dhe kush është i shenjtë, dhe ai do ta afrojë pranë vetes; do të afrojë pranë vetes atë që ai ka zgjedhur.

16:6 Bëni kështu: merrni temjanica, ti Kore, dhe gjithë njerëzit e tu;

16:7 nesër i mbushni me zjarr dhe u hidhni sipër temjan para Zotit; dhe ai që Zoti do të ketë zgjedhur do të jetë i shenjtë. E kaluat masën, o bij të Levit!".

16:8 Pastaj Moisiu i tha Koreut: "Tani dëgjoni, o bij të Levit!

16:9 A është gjë e vogël për ju që Perëndia i Izraelit ju ka ndarë nga asambleja e Izraelit dhe ju ka afruar ndaj vetes që të kryeni shërbimin e tabernakullit të Zotit dhe që të rrini përpara asamblesë dhe t'u shërbeni atyre?

16:10 Ai ju ka afruar ndaj vetes ty dhe të gjithë vëllezërit e tu, bij të Levit bashkë me ty. Po tani kërkon të kesh edhe priftërinë?

16:11 Për këtë arsye ti edhe tërë njerëzit e tu jeni mbledhur kundër Zotit. Dhe kush është Aaroni që të murmurisni kundër tij?".

16:12 Atëherë Moisiu dërgoi të thërrasin Datanin dhe Abiramin, bij të Eliabit; por ata thanë: "Ne nuk do të ngjitemi.

16:13 A është vallë gjë e vogël që na nxore nga një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, për të na lënë të vdesim në shkretëtirë, me qëllim që ti të sundosh mbi ne?

16:14 Përveç kësaj nuk na çove në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë dhe nuk na ke lënë si trashëgim fusha dhe vreshta! Dëshiron ti t'u nxjerrësh sytë këtyre njerëzve? Nuk do të ngjitemi".

16:15 Atëherë Moisiu u zemërua shumë dhe i tha Zotit: "Mos prano blatimin e tyre; unë nuk kam marrë prej tyre as edhe një gomar dhe nuk u kam bërë atyre asnjë padrejtësi".

16:16 Pastaj Moisiu i tha Koreut: "Ti dhe gjithë njerëzit e tu paraqituni nesër para Zotit, ti dhe ata bashkë me Aaronin;

16:17 dhe secili prej jush të marrë temjanicën e tij, t'i shtjerë temjan dhe secili të sjellë temjanicën e tij para Zotit; do të jenë dyqind e pesëdhjetë temjanica. Edhe ti dhe Aaroni do të merrni secili temjanicën e tij".

16:18 Dhe kështu secili mori temjanicën e tij, e mbushi me zjarr, vuri përsipër temjan dhe qëndroi në hyrjen e çadrës së mbledhjes bashkë me Moisiun dhe Aaronin.

16:19 Koreu thirri tërë asamblenë kundër tyre në hyrje të çadrës së mbledhjes; dhe lavdia e Zotit u shfaq para tërë asamblesë.

16:20 Atëherë Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

16:21 "Ndahuni nga kjo asamble dhe unë do t'i zhduk në një çast".

16:22 Por ata ranë përmbys me fytyrën për tokë dhe thanë: "O Perëndi, Perëndia i frymëve të çdo mishi! Sepse një njeri i vetëm ka mëkatuar, a duhet të zemërohesh ti me të gjithë asamblenë?".

16:23 Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

16:24 "Foli asamblesë dhe u thuaj: "Largohuni nga afërsia e banesës së Koreut, të Dathanit dhe të Abiramit"".

16:25 Pastaj Moisiu u ngrit dhe shkoi te Datani dhe Abirami; atë e ndoqën pleqtë e Izraelit.

16:26 Pas kësaj i foli asamblesë duke thënë: "Largohuni nga çadrat e këtyre njerëzve të këqij, dhe mos prekni asgjë që u përket atyre që të mos treteni në të gjitha mëkatet e tyre".

16:27 Kështu ata u larguan nga afërsia e banesës së Koreut, të Datanit dhe të Abiramit. Datani dhe Abirami dolën dhe u ndalën në hyrje të çadrave të tyre bashkë me gratë e tyre, me bijtë e tyre dhe me të vegjëlit e tyre.

16:28 Atëherë Moisiu tha: "Nga kjo do të mësoni që Zoti më ka dërguar për të bërë tërë këto vepra dhe se nuk kam vepruar me kokën time.

16:29 Në qoftë se këta njerëz vdesin si vdesin gjithë njerëzit, në qoftë se fati i tyre është fati i përbashkët i të gjithë njerëzve, Zoti nuk më ka dërguar;

16:30 por në qoftë se Zoti bën diçka të re, në qoftë se toka hap gojën e saj dhe gëlltit ata dhe çdo gjë që ata kanë, dhe ata zbresin të gjallë në Sheol, atëherë do të pranoni që këta njerëz kanë përçmuar Zotin.

16:31 Por ndodhi që, posa mbaroi shqiptimi i këtyre fjalëve, dheu u ça poshtë tyre,

16:32 toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti me gjithë familjet e tyre, me të gjithë njerëzit që mbanin anën e Koreut, me të gjitha pasuritë e tyre.

16:33 Kështu zbritën të gjallë në Sheol; toka u mbyll mbi ta dhe ata u zhdukën nga asambleja.

16:34 Tërë Izraeli që ndodhej rreth tyre, duke dëgjuar britmat e tyre ua mbathi këmbëve, sepse thoshte: "Të mos na gëlltisë toka edhe ne!".

16:35 Dhe një zjarr doli nga prania e Zotit dhe gëlltiti dyqind e pesëdhjetë veta që ofronin temjanin.

16:36 Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

16:37 "I thuaj Eleazarit, birit të priftit Aaron, të nxjerrë jashtë temjanicat nga zjarri, sepse ato janë të shenjta dhe ta hedhë zjarrin larg;

16:38 dhe nga temjanicat e atyre që kanë kryer mëkate duke vënë në rrezik jetën e tyre, të bëhen aq petëza të rrahura për të veshur altarin, sepse i kanë paraqitur para Zotit dhe për këtë arësye janë të shenjta; dhe do të shërbejnë si një qortim për bijtë e Izraelit".

16:39 Kështu prifti Eleazar mori temjanicat prej bronzi të paraqitura prej atyre që ishin djegur, dhe bëri petëza për të veshur altarin,

16:40 me qëllim që t'u shërbenin si kujtim bijve të Izraelit, dhe asnjë i huaj që nuk ishte nga fisi i Aaronit të afrohej për të ofruar temjan para Zotit dhe të mos pësonte fatin e Koreut dhe të njerëzve të tij, ashtu si Zoti i kishte thënë me anë të Moisiut.

16:41 Të nesërmen gjithë asambleja e bijve të Izraelit murmuriti kundër Moisiut dhe Aaronit, duke thënë: "Ju keni bërë të vdesë populli i Zotit".

16:42 Por ndodhi që, ndërsa asambleja po mblidhej kundër Moisiut dhe Aaronit, ata u kthyen nga çadra e mbledhjes; dhe ja, reja e mbulonte atë dhe u shfaq lavdia e Zotit.

16:43 Atëherë Moisiu dhe Aaroni shkuan përpara çadrës së mbledhjes.

16:44 Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

16:45 "Largohuni nga kjo asamble dhe unë do t'i zhduk në një çast". Dhe ata ranë përmbys me fytyrën për tokë.

16:46 Kështu Moisiu i tha Aaronit: "Merr temjanicën, vër brenda saj zjarr të marrë nga altari, vendos mbi të temjan dhe çoje shpejt në mes të asamblesë, dhe bëj shlyerjen e fajit për ta, sepse ka shpërthyer zemërimi i Zotit, dhe plaga ka filluar".

16:47 Atëherë Aaroni mori temjanicën, ashtu siç kishte thënë Moisiu, dhe vrapoi në mes të asamblesë; dhe ja, fatkeqësia kishte filluar në mes të popullit; kështu ai vuri temjanin në temjanicën dhe bëri shlyerjen për popullin.

16:48 Dhe u ndal midis të gjallëve dhe të vdekurve, dhe fatkeqësia u ndal.

16:49 Ata që vdiqën nga fatkeqësia ishin katërmbëdhjetë mijë e shtatëqind veta, përveç atyre që kishin vdekur për ngjarjet e Koreut.

16:50 Kështu Aaroni u kthye te Moisiu në hyrje të çadrës së mbledhjes, sepse fatkeqësia ishte ndalur.

17:1 Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

17:2 "Folu bijve të Izraelit dhe bëj që të të japin shufra, një për çdo shtëpi të etërve të tyre, domethënë dymbëdhjetë shufra nga të gjithë prijësit e tyre simbas shtëpive të etërve të tyre; do të shkruash emrin e secilit mbi shufrën e tij;

17:3 dhe do të shkruash emrin e Aaronit mbi shufrën e Levit, sepse do të ketë një shufër për çdo kryetar të shtëpive të etërve të tyre.

17:4 Pastaj do t'i vësh në çadrën e mbledhjes, përpara dëshmisë, ku unë takohem me ju.

17:5 Dhe do të ndodhë që shufra e njeriut që unë zgjedh, do të lulëzojë dhe unë do të bëj që të pushojnë murmuritjet e bijve të Izraelit kundër jush".

17:6 Kështu Moisiu u foli bijve të Izraelit dhe të gjithë prijësit e tyre i dhanë secili një shufër, simbas shtëpive të etërve të tyre, domethënë dymbëdhjetë shufra; dhe shufra e Aaronit ishte midis shufrave të tyre.

17:7 Pastaj Moisiu i vuri këto shufra përpara Zotit në çadrën e dëshmisë.

17:8 Të nesërmen Moisiu hyri në çadrën e dëshmisë; dhe ja, shufra e Aaronit për shtëpinë e Levit kishte lulëzuar; kishte nxjerrë lastarë, kishte çelur lule dhe kishte prodhuar bajame.

17:9 Atëherë nxori tërë shufrat jashtë pranisë së Zotit, përpara të gjithë bijve të Izraelit; dhe ata i panë dhe secili mori shufrën e vet.

17:10 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ktheja shufrën Aaronit përpara çadrës së dëshmisë, me qëllim që të ruhet si një shenjë qortimi për rebelët, me qëllim që të marrin fund murmuritjet e tyre kundër meje dhe ata të mos vdesin".

17:11 Moisiu veproi ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti.

17:12 Bijtë e Izraelit i folën pastaj Moisiut, duke i thënë: "Ja, po vdesim, kemi marrë fund, të gjithë kemi marrë fund!

17:13 Kushdo që i afrohet tabernakullit të Zotit, vdes; duhet të vdesim të gjithë?".

18:1 Pastaj Zoti i tha Aaronit: "Ti, bijtë e tu, dhe shtëpia e atit tënd bashkë me ty, do të mbani barrën e paudhësive të kryera kundër shenjtërores, dhe ti e bijtë e tu do të mbani barrën e paudhësive të kryera gjatë ushtrimit të priftërisë suaj.

18:2 Do të afrosh gjithashtu vëllezërit e tu, fisin e Levit, fisin e atit tënd, me qëllim që të bashkohen me ty dhe të të shërbejnë, kur ti dhe bijtë e tu do të jeni para çadrës së dëshmisë.

18:3 Ata do të të shërbejnë ty dhe do të kryejnë tërë detyrat e çadrës; por nuk do t'u afrohen orendive të shenjtërores dhe altarit, përndryshe do të vdisni së bashku, ti dhe ata.

18:4 Ata do të bashkohen me ty dhe do të kryejnë të gjitha detyrat e çadrës së mbledhjes që lidhen me punën në çadër, por asnjë i huaj nuk do t'ju afrohet juve.

18:5 Ju do të kryeni, pra, shërbimin e shenjtërores dhe të altarit, që të mos ketë më zemërim kundër bijve të Izraelit.

18:6 Ja, unë vetë mora vëllezërit tuaj, Levitët, nga mesi i bijve të Izraelit; ata ju janë dhënë dhuratë nga Zoti për të kryer shërbimet e çadrës së mbledhjes.

18:7 Por ti dhe bijtë e tu do të ushtroni priftërinë tuaj për të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me altarin dhe që ndodhen matanë velit; dhe do të kryeni shërbimin tuaj. Unë ju jap priftërinë tuaj si një dhuratë për shërbimin, por i huaji që do të afrohet do të vritet".

18:8 Zoti i foli akoma Aaronit, duke i thënë: "Ja, unë të besoj kujdesin e ofertave të mia të larta, të të gjitha gjërave të shenjtëruara të bijve të Izraelit; t'i jap ty dhe bijve të tu si një statut të përjetshëm për shkak të vajosjes suaj.

18:9 Kjo do të të takojë nga gjërat shumë të shenjta të pakonsumuara në zjarr: të gjitha ofertat e tyre, domethënë çdo blatim ushqimor, çdo flijim për mëkatin dhe çdo flijim për shkeljen e bërë që do të më paraqesin, janë gjëra shumë të shenjta që të përkasin ty dhe bijve të tu.

18:10 Do t'i hash në vend shumë të shenjtë; do t'i hajë çdo mashkull; do të jenë për ty gjëra të shenjta.

18:11 Do të të përkasin ty edhe këto: dhuratat që bijtë e Izraelit do të paraqesin për ngritje dhe të gjitha ofertat e tyre të tundura; unë t'i jap ty, bijve të tu dhe bijave të tua, si një statut i përjetshëm. Kushdo që është i pastër në shtëpinë tënde mund t'i hajë.

18:12 Pjesa më e mirë e vajit, e mushtit dhe e grurit, prodhimet e para që i japin Zotit, unë t'i jap ty.

18:13 Prodhimet e para të të gjitha gjërave që prodhon toka dhe që ata i paraqesin Zotit, do të jenë tuajat. Kushdo që është i pastër në shtëpinë tënde mund t'i hajë.

18:14 Çdo gjë e shenjtëruar në Izrael do të jetë jotja.

18:15 Çdo pjellje e parë e çdo mishi që ata do t'i ofrojnë Zotit, qoftë të njerëzve ashtu dhe të kafshëve, do të jetë jotja; por me siguri do të shpengosh të parëlindurin e njeriut dhe do të shpengosh pjelljen e parë të kafshëve të papastra.

18:16 Dhe ata që duhet të shpengosh, do t'i shpengosh në moshën një muajsh, simbas vlerësimit tënd, për pesë sikla argjendi, simbas siklit të shenjtërores, që është njëzet gere.

18:17 Por nuk do të shpengosh pjelljen e parë të lopës, të deles dhe të dhisë; janë gjëra të shenjta; do të spërkatësh gjakun e tyre mbi altarin dhe do të tymosësh dhjamin e tyre si flijim i bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin.

18:18 Mishi i tyre do të jetë yti; do të jetë yti si gjoksi i ofertës së tundur ashtu dhe kofsha e djathtë.

18:19 Unë të jap ty, bijve dhe bijave të tua bashkë me ty, si statut të përjetshëm, të gjitha ofertat e larta të gjërave të shenjta që bijtë e Izraelit i paraqesin Zotit. Éshtë një besëlidhje e kripës dhe e përjetshme përpara Zotit, për ty dhe për pasardhësit e tu".

18:20 Zoti i tha akoma Aaronit: "Ti nuk do të kesh asnjë trashëgimi në vendin e tyre dhe nuk do të kesh pjesë në mes tyre; unë jam pjesa jote dhe trashëgimia jote në mes të bijve të Izraelit.

18:21 Ja, bijve të Levit unë u lë si trashëgim të gjitha të dhjetat në Izrael në këmbim të shërbimit që kryejnë, shërbimin e çadrës së mbledhjes.

18:22 Dhe bijtë e Izraelit nuk do t'i afrohen më çadrës së mbledhjes, përndryshe do të ngarkoheshin me një mëkat dhe do të vdisnin.

18:23 Shërbimin në çadrën e mbledhjes do ta bëjnë vetëm Levitët; dhe këta do të mbajnë barrën e paudhësive të tyre; do të jetë një statut i përjetshëm për gjithë brezat tuaj; dhe nuk do të kenë asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit;

18:24 sepse unë u jap si trashëgimi Levitëve të dhjetat që bijtë e Izraelit do t'i paraqesin Zotit si një ofertë të lartë; prandaj u thashë atyre: "Nuk do të kenë asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit"".

18:25 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

18:26 "Folu Levitëve dhe u thuaj atyre: Kur do të merrni nga bijtë e Izraelit të dhjetat që unë ju jap nga ana e tyre si trashëgiminë tuaj, do t'i bëni një ofertë të lartë Zotit, një të dhjetën e së dhjetës;

18:27 dhe oferta juaj e lartë do t'ju llogaritet si gruri që vjen nga lëmi dhe si bollëku i mushtit të butit.

18:28 Kështu edhe ju do t'i bëni një ofertë të lartë Zotit nga të gjitha të dhjetat që do të merrni nga bijtë e Izraelit, dhe nga ato do të jepni ofertën e lartë të Zotit priftit Aaron.

18:29 Nga të gjitha gjërat që ju kanë dhuruar, do t'i ofroni ofertën e lartë Zotit, nga pjesa më e mirë, pjesën e shenjtëruar.

18:30 Prandaj do t'u thuash atyre: "Kur të keni ofruar më të mirën, ajo që mbetet do t'u llogaritet Levitëve si prodhim i lëmit dhe si prodhim i mushtit të butit.

18:31 Mund ta hani në çfarëdo vend, ju dhe familja juaj, sepse është shpërblimi juaj për shërbimin tuaj në çadrën e mbledhjes.

18:32 Kështu nuk do të jeni fajtorë të asnjë mëkati, sepse keni ofruar gjërat më të mira; por nuk do të përdhosni gjërat e shenjta të bijve të Izraelit, përndryshe do të vdisni"".

19:1 Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

19:2 "Ky është statuti i ligjit që Zoti ka urdhëruar, duke thënë: "U thuaj bijve të Izraelit që të sjellin një mëshqerrë të kuqe, pa të meta dhe mbi të cilën nuk është vënë asnjë zgjedhë.

19:3 Do t'ia jepni priftit Eleazar, që do ta çojë jashtë kampit dhe do ta therë në praninë tuaj.

19:4 Prifti Eleazar do të marrë me gisht pak gjak të saj dhe do ta spërkasë shtatë herë përpara çadrës së mbledhjes;

19:5 pastaj do t'i vihet zjarri mëshqerrës para syve të tij; lëkura e saj, mishi i saj, gjaku i saj dhe ndyrësirat e saj do të digjen.

19:6 Pastaj prifti do të marrë dru kedri, hisopi dhe copë të kuqërremtë dhe do t'i hedhë në mes të zjarrit që po djeg mëshqerrën.

19:7 Pastaj prifti do të lajë rrobat e tij dhe trupin me ujë dhe do të kthehet në kamp; prifti do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

19:8 Edhe ai që ka djegur mëshqerrën do të lajë rrobat e tij dhe trupin me ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

19:9 Një njeri i pastër do të mbledhë hirin e mëshqerrës dhe do ta depozitojë jashtë kampit në një vend të pastër, ku do të ruhet për asamblenë e bijve të Izraelit si një pastrim: shërben për t'u pastruar nga mëkati.

19:10 Dhe ai që ka grumbulluar hirin e mëshqerrës, duhet të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Ky do të jetë një statut i përjetshëm për bijtë e Izraelit dhe për të huajin që banon midis tyre.

19:11 Kush prek një trup të vdekur të çfarëdo personi do të jetë i papastër shtatë ditë.

19:12 Ai do të pastrohet me atë ujë ditën e tretë dhe të shtatë, dhe do të jetë i pastër; por në rast se nuk pastrohet ditën e tretë dhe të shtatë, nuk do të jetë i pastër.

19:13 Kushdo që prek trupin e një personi të vdekur dhe nuk pastrohet, ndot banesën e Zotit, ky person do të shfaroset nga gjiri i Izraelit. Me qenë se uji i pastrimit nuk u spërkat mbi të, ai është i papastër; papastërtia e tij është akoma mbi të.

19:14 Ky është një ligj për atë që vdes në një çadër: kushdo që hyn në çadër dhe kushdo që është në çadër do të jenë të papastër për shtatë ditë.

19:15 Dhe çdo enë e hapur, mbi të cilën nuk është vënë kapaku, do të jetë e papastër.

19:16 Kushdo që në fushë prek një person të vrarë me shpatë ose që ka pësuar vdekje të natyrshme, ose prek një kockë njeriu ose një varr, do të jetë i papastër për shtatë ditë.

19:17 Dhe për një person të papastër do të merret hiri i viktimës së djegur për ta pastruar nga mëkati dhe nga një enë do të derdhet mbi të ujë i rrjedhshëm;

19:18 pastaj një njeri i pastër do të marrë hisop, do ta fusë në ujë dhe do të spërkatë çadrën, të gjitha veglat, tërë personat që ndodhen aty dhe atë që ka prekur një kockë, ose të vrarin ose të vdekurin nga vdekja e natyrshme ose varrin.

19:19 Njeriu i pastër do të spërkatë të papastrin ditën e tretë dhe ditën e shtatë; ditën e shtatë njeriu i papastër do të pastrohet; do të lajë rrobat dhe veten e tij me ujë, dhe në mbrëmje do të jetë i pastër.

19:20 Por ai që është i papastër dhe nuk pastrohet, do të shfaroset në mes të asamblesë, sepse ka ndotur shenjtëroren e Zotit; uji i pastrimit nuk është spërkatur mbi të; ai është i papastër.

19:21 Ky do të jetë një statut i përjetshëm. Ai që spërkat ujin e pastrimit do të lajë rrobat e tij, dhe ai që prek ujin e pastrimit do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

19:22 Çdo gjë që prek personi i papastër do të jetë e papastër; dhe personi që prek atë do të jetë i pastër deri në mbrëmje"".

20:1 Pastaj tërë asambleja e bijve të Izraelit arriti në shkretëtirën e Sinit në muajin e parë dhe populli qëndroi në Kadesh. Këtu vdiq dhe u varros Miriami.

20:2 Por mungonte uji për asamblenë, prandaj u mblodhën kundër Moisiut dhe Aaronit.

20:3 Kështu populli u grind me Moisiun dhe i foli, duke i thënë: "Të kishim vdekur kur vdiqën vëllezërit tanë para Zotit!

20:4 Pse e çuat asamblenë e Zotit në këtë shkretëtirë që të vdesim, ne dhe bagëtia jonë?

20:5 Dhe pse na bëtë të dalim nga Egjipti për të na sjellë në këtë vend të keq? Nuk është një vend që prodhon grurë, fiq, rrush ose shegë dhe mungon uji për të pirë".

20:6 Atëherë Moisiu dhe Aaroni u larguan nga asambleja për të vajtur në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe ranë përmbys me fytyrën për tokë; dhe lavdia e Zotit iu shfaq atyre.

20:7 Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

20:8 "Merr bastunin; ti dhe vëllai yt Aaron thirrni asamblenë dhe para syve të tyre i flisni shkëmbit, dhe ai do të japë ujin e tij; kështu do të nxjerrësh për ta ujë nga shkëmbi dhe do t'u japësh të pinë njerëzve dhe bagëtisë së tyre".

20:9 Moisiu mori, pra, bastunin që ishte përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti.

20:10 Kështu Moisiu dhe Aaroni thirrën asamblenë përpara shkëmbit dhe Moisiu u tha atyre: "Tani dëgjoni, o rebelë; a duhet të nxjerrim ujë për ju nga ky shkëmb?".

20:11 Pastaj Moisiu ngriti dorën, goditi shkëmbin me bastunin e tij dy herë dhe prej tij doli ujë me bollëk; kështu asambleja dhe bagëtia pinë ujë.

20:12 Atëherë Zoti u tha Moisiut dhe Aaronit: "Me qenë se nuk më besuat për të më mbuluar me lavdi para syve të bijve të Izraelit, ju nuk do ta futni këtë asamble në vendin që unë u dhashë atyre".

20:13 Këto janë ujërat e Meribës ku bijtë e Izraelit u grindën me Zotin, dhe ky u tregua i Shenjtë në mes tyre.

20:14 Pastaj Moisiu dërgoi lajmëtarë në Kadesh te mbreti i Edomit për t'i thënë: "Kështu thotë Izraeli, vëllai yt: Ti i njeh të gjitha fatkeqësitë që kemi pësuar,

20:15 si zbritën etërit tanë në Egjipt dhe ne qëndruam një kohë të gjatë në atë vend, dhe Egjiptasit na keqtrajtuan ne dhe etërit tanë.

20:16 Por, kur i thirrëm Zotit, ai e dëgjoi zërin tonë dhe dërgoi një Engjëll dhe na nxori nga Egjipti; dhe tani jemi në Kadesh, një qytet në afërsi të kufijve tuaj.

20:17 Po na lejo të kalojmë nëpër vendin tënd; ne nuk do të shkelim as arat as vreshtat tuaja, nuk do të pijmë ujin e puseve; do të ndjekim rrugën mbretërore, pa u kthyer as djathtas as majtas, deri sa të kalojmë kufijtë e tu".

20:18 Por Edomi iu përgjigj: "Ti nuk do të kalosh nëpër territorin tim, përndryshe do të të kundërvihem me shpatë".

20:19 Bijtë e Izraelit i thanë: "Ne do të ngjitemi nga rruga kryesore; dhe në rast se ne dhe bagëtia jonë do të pimë nga uji yt, do të ta paguajmë; na lejo vetëm të kalojmë më këmbë dhe asgjë më tepër".

20:20 Por ai u përgjigj: "Nuk do të kaloni!".

20:21 aaa part missing Dhe Edomi refuzoi të lejojë kalimin e Izraelit nëpër territorin e tij; kështu Izraeli u largua prej tij.

20:22 Atëherë bijtë e Izraelit, tërë asambleja u nisën nga Kadeshi dhe arritën në malin Hor.

20:23 Dhe Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit në malin Hor, në kufijtë e vendit të Edomit, duke thënë:

20:24 "Aaroni po bashkohet me popullin e tij, dhe nuk ka për të hyrë në vendin që u kam dhënë bijve të Izraelit, sepse keni ngritur krye kundër urdhrit tim në ujërat e Meribës.

20:25 Merr Aaronin dhe Eleazarin, birin e tij, dhe çoji lart, në malin e Horit.

20:26 Zhvishe Aaronin nga rrobat e tij dhe vishja të birit, Eleazarit; dhe aty Aaroni do të bashkohet me popullin e tij dhe do të vdesë".

20:27 Moisiu bëri ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti; dhe ata hipën mbi malin e Horit para syve të të gjithë asamblesë.

20:28 Moisiu ia zhveshi rrobat Aaronit dhe ia veshi Eleazarit, birit të tij; dhe Aaroni vdiq aty, në majë të malit. Pastaj Moisiu dhe Eleazari zbritën nga mali.

20:29 Kur tërë asambleja pa që Aaroni kishte vdekur, e tërë shtëpia e Izraelit e qau Aaronin për tridhjetë ditë.

21:1 Kur mbreti Kananeas i Aradit, që banonte në Negev, dëgjoi që Izraeli po vinte nga rruga e Atharimit, luftoi kundër Izraelit dhe zuri disa robër.

21:2 Atëherë Izraeli i lidhi një kusht Zotit dhe tha: "Në rast se ti ma shtie në dorë këtë popull, unë do të shkatërroj tërësisht qytetet e tyre".

21:3 Zoti e dëgjoi zërin e Izraelit dhe ia shtiu në dorë Kananejtë; dhe ai i shkatërroi plotësisht ata bashkë me qytetet e tyre, dhe ky vend u quajt Hormah.

21:4 Pastaj bijtë e Izraelit u nisën nga mali i Horit, dhe u drejtuan nga Deti i Kuq, për t'i ardhur qark vendit të Edomit; dhe populli u dëshpërua për shkak të rrugës.

21:5 Populli, pra, foli kundër Perëndisë kundër Moisiut, duke thënë: "Pse na nxorët nga Egjipti që të vdesim në këtë shkretëtirë? Sepse këtu nuk ka as bukë as ujë, na vjen neveri për këtë ushqim të keq".

21:6 Atëherë Zoti dërgoi midis popullit gjarpërinj flakërues, të cilët kafshonin njerëzit, dhe shumë Izraelitë vdiqën.

21:7 Dhe kështu populli shkoi te Moisiu dhe i tha: "Kemi mëkatuar, sepse kemi folur kundër Zotit dhe kundër teje; lutju Zotit që të largojë nga ne këta gjarpërinj" Dhe Moisiu u lut për popullin.

21:8 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Bëj një gjarpër flakërues dhe vëre mbi një shtizë; kështu çdo njeri që do të kafshohet prej tij dhe do ta shikojë, ka për të jetuar".

21:9 Moisiu bëri atëherë një gjarpër prej bronzi dhe e vuri mbi një shtizë, dhe ndodhte që, kur një gjarpër kafshonte dikë, në rast se ky shikonte gjarprin prej bronzi, ai vazhdonte të jetonte.

21:10 Pastaj bijtë e Izraelit u nisën dhe u vendosën në Oboth.

21:11 Pasi u nisën nga Obothi, u strehuan në Ije-Abarim, në shkretëtirën përballë Moabit, nga ana ku lind dielli.

21:12 U nisën që këtej dhe u vendosën në luginën e Zeredit.

21:13 Pastaj u nisën që këtej dhe u vendosën në krahun tjetër të Arnonit, që rrjedh në shkretëtirë dhe vjen nga kufijtë e Amorejve; sepse Arnoni është kufiri i Moabit, midis Moabit dhe Amorejve.

21:14 Për këtë në Librin e Luftrave të Zotit thuhet: "Vaheb në Sufah, luginat e Arnonit

21:15 dhe tatëpjeta e luginave që shkon deri në banesat e Arit dhe që mbështetet në kufirin e Moabit".

21:16 Dhe që këtej shkuan në Beer, që është pusi për të cilin Zoti i pat thënë Moisiut: "Mblidhe popullin dhe unë do t'i jap ujë".

21:17 Atëherë Izraeli këndoi këtë himn: "Buro o pus! I këndoni atij!

21:18 Pusit, ujin e të cilit princët e kanë kërkuar dhe fisnikët e popullit e kanë gërmuar, duke u mbështetur në fjalën e ligjvënësve, me bastunët e tyre". Pastaj nga shkretëtira shkuan në Matanah;

21:19 nga Matanahu në Nahaniel; dhe nga Nahanieli në Bamoth,

21:20 dhe nga Bamothi në luginën që ndodhet në fushën e Moabit, në drejtim të lartësisë së Pisgahut që sundon shkretëtirën.

21:21 Pastaj Izraeli dërgoi lajmëtarë të tij te Sihoni, mbret i Amorejve, për t'i thënë:

21:22 "Na lejoni të kalojmë nëpër vendin tënd; ne nuk do të hyjmë nëpër arat ose nëpër vreshtat, nuk do pimë ujin e puseve; do të ndjekim rrugën Mbretërore deri sa t'i kalojmë kufijtë e tu".

21:23 Por Sihoni nuk e lejoi Izraelin të kalonte nëpër territorin e tij; për më tepër Sihoni mblodhi njerëzit e tij dhe doli kundër Izraelit në shkretëtirë; arriti në Jahats dhe luftoi kundër Izraelit.

21:24 Izraeli e mundi, duke e kaluar në majën e shpatës, dhe pushtoi vendin e tij nga Arnoni deri në Jakob, deri në kufijtë e bijve të Amonit, sepse kufiri i bijve të Amonit ishte i fortë.

21:25 Kështu Izraeli pushtoi tërë ato qytete dhe banoi në të gjitha qytetet e Amorejve, në Heshbon dhe në të gjitha qytetet e territorit të tyre,

21:26 sepse Heshboni ishte qyteti i Sihonit, mbretit të Amorejve, i cili i kishte bërë luftë mbretit të mëparshëm të Moabit dhe i kishte hequr nga dora tërë vendin e tij deri në Arnon.

21:27 Prandaj poetët thonë: "Ejani në Heshbon! Qyteti i Sihonit duhet të rindërtohet dhe të fortifikohet!

21:28 Sepse një zjarr ka dalë nga Heshboni, një flakë nga qyteti i Sihonit; kjo ka përpirë Arin e Moabit, zotërit e lartësive të Arnonit.

21:29 Mjerë ti, o Moab! Je i humbur, o popull i Kemoshit! Bijtë e tij kanë marrë arratinë dhe bijat e tij i janë dhënë si skllave Sihonit, mbretit të Amorejve.

21:30 Por ne i qëlluam me shigjeta; Heshboni është shkatërruar deri në Dibon. Kemi shkretuar gjithshka deri në Nofah, që ndodhet pranë Medebas".

21:31 Kështu Izraeli u vendos në vendin e Amorejve.

21:32 Pastaj Moisiu dërgoi njerëz për të vëzhguar Jaazerin, dhe kështu Izraelitët pushtuan qytetet e territorit të tij dhe përzunë Amorejtë që ndodheshin aty.

21:33 Pastaj ndryshuan drejtim dhe u ngjitën në rrugën e Bashanit; dhe Ogu, mbreti i Bashanit, doli kundër tyre me gjithë njerëzit e tij për t'u ndeshur në Edrej.

21:34 Por Zoti i tha Moisiut: "Mos ki frikë nga ai, sepse unë e lë në duart e tua me gjithë njerëzit e tij dhe vendin e tij; trajtoje ashtu siç ke trajtuar Sihonin, mbretin e Amorejve që banonte në Heshbon.

21:35 Kështu Izraelitët e mundën atë, bijtë e tij dhe tërë popullin e tij, deri sa nuk mbeti asnjë i gjallë, dhe pushtuan vendin e tij.

22:1 Pastaj bijtë e Izraelit u nisën dhe ngritën kampin e tyre në fushat e Moabit, matanë Jordanit, në bregun e kundërt të Jerikos.

22:2 Por Balaku, bir i Tsiporit, pa të gjitha ato që Izraeli u kishte bërë Amorejve;

22:3 dhe Moabi pati një frikë të madhe nga ky popull, që ishte kaq i madh; Moabin e zuri një frikë e madhe për shkak të bijve të Izraelit.

22:4 Kështu Moabi u tha pleqve të Madianit: "Tani kjo turmë do të gllabërojë gjithçka që kemi rreth nesh, ashtu si kau përlan barin e fushave". Balaku, bir i Tsiporit, ishte në atë kohë mbreti i Moabit.

22:5 Ai i dërgoi lajmëtarë Balaamit, birit të Beorit, në Pethori që është pranë Lumit, në vendin e bijve të popullit të tij, për ta thirrur dhe për t'i thënë: "Ja, një popull ka dalë nga Egjipti; ai mbulon faqen e dheut dhe është vendosur përballë meje.

22:6 Eja, pra, të lutem, dhe mallkoje për mua këtë popull, sepse është tepër i fuqishëm për mua; ndofta do t'ia dal ta mund dhe ta dëboj nga vendi im; sepse unë e di mirë që ai që ti bekon është i bekuar dhe ai që ti mallkon është i mallkuar".

22:7 Atëherë pleqtë e Moabit dhe pleqtë e Madianit u nisën duke mbajtur në dorë shpërblimin e shortarit dhe, kur arritën te Balaami, i treguan fjalët e Balakut.

22:8 Por Balaami u tha atyre: "Kalojeni natën këtu dhe do t'ju njoftoj përgjigjen që Zoti do të më japë". Kështu princët e Moabit mbetën me Balaamin.

22:9 Atëherë Perëndia i shkoi Balaamit dhe i tha: "Ç'janë këta njerëz që janë me ty?".

22:10 Dhe Balaami iu përgjegj Perëndisë: "Balaku, bir i Tsiporit, mbret i Moabit, më ka çuar fjalë:

22:11 "Ja, populli që ka dalë nga Egjipti mbulon faqen e dheut; prandaj eja dhe mallkoje për mua; ndofta do t'ia dal ta mund dhe ta dëboj"".

22:12 Dhe Perëndia i tha Balaamit: "Ti nuk do të shkosh me ta, nuk do ta mallkosh atë popull, se është një popull i bekuar".

22:13 Kështu Balaami u ngrit në mëngjes dhe u tha princërve të Balakut: "Kthehuni në vendin tuaj, sepse Zoti nuk më dha leje të vij me ju".

22:14 Pas kësaj princët e Moabit u ngritën, u kthyen te Balaku dhe thanë: "Balaami nuk pranoi të vijë me ne".

22:15 Atëherë Balaku dërgoi përsëri disa princa, në një numër më të madh dhe më të rëndësishëm në krahasim me të parët.

22:16 Ata erdhën te Balaami dhe i thanë: "Kështu thotë Balaku, bir i Tsiporit: "Asgjë nuk duhet të të ndalë të vish tek unë,

22:17 sepse unë do të të mbush me nderime dhe do të bëj të gjitha ato që do të më thuash ti; eja, pra, të lutem, dhe mallkoje këtë popull për mua"".

22:18 Por Balaami u përgjegj dhe u tha shërbëtorëve të Balakut: "Edhe sikur Balaku të më jepte shtëpinë e tij të mbushur me argjend dhe me ar, nuk mund të shkel urdhrin e Zotit, Perëndisë tim, për të kryer veprime të vogla apo të mëdha.

22:19 Prandaj, ju lutem, rrini këtu këtë natë, në mënyrë që të mësoj çfarë do të më thotë tjetër Zoti".

22:20 Dhe Perëndia i shkoi atë natë Balaamit dhe i tha: "Në rast se këta njerëz kanë ardhur të të thërresin, çohu dhe shko me ta; por do të bësh vetëm ato gjëra që unë do të të them".

22:21 Kështu Balaami u çua në mëngjes, shaloi gomaricën e tij dhe shkoi bashkë me princat e Moabit.

22:22 Por zemërimi i Perëndisë u ndez sepse ai ishte nisur; dhe Engjëlli i Zotit i doli rrugës si armik kundër tij. Ai i kishte hipur gomaricës së tij dhe kishte me vete dy shërbëtorë.

22:23 Gomarica pa Engjëllin e Zotit që rrinte në rrugë me shpatën e tij të zhveshur në dorë, doli nga rruga dhe hyri nëpër ara. Atëherë Balaami e rrahu gomaricën për ta kthyer përsëri në rrugë.

22:24 Por Engjëlli i Zotit u ndal në një shteg të ngushtë midis vreshtave, ku kishte një mur nga një anë dhe një mur nga ana tjetër.

22:25 Kur gomarica pa Engjëllin e Zotit, u shtrëngua pas murit dhe e shtypi këmbën e Balaamit pas murit; kështu Balaami e rrahu përsëri.

22:26 Atëherë Engjëlli i Zotit shkoi tutje dhe u ndal në një vend të ngushtë, ku nuk mund të lëvizje as djathtas as majtas.

22:27 Gomarica pa Engjëllin e Zotit dhe u shtri nën Balaamin; zemërimi i Balaamit u shtua dhe ai rrahu gomaricën me bastunin e tij.

22:28 Atëherë Zoti ia çeli gojën gomaricës që i tha Balaamit: "Çfarë të kam bërë që më rreh në këtë mënyrë tri herë me radhë?".

22:29 Dhe Balaami iu përgjegj gomaricës: "Pse je tallur me mua; sikur të kisha një shpatë në dorë, tani do të të vrisja".

22:30 Gomarica i tha Balaamit: "A nuk jam vallë gomarica me të cilën ke udhëtuar gjithnjë deri më sot? Mos vallë jam mësuar të sillem kështu me ty?". Ai u përgjegj: "Jo".

22:31 Atëherë Zoti ia hapi sytë Balaamit dhe ai pa Engjëllin e Zotit që rrinte në rrugë me shpatën e tij të zhveshur në dorë. Dhe Balaami u përkul dhe ra përmbys me fytyrën për tokë.

22:32 Engjëlli i Zotit i tha: "Pse e rrahe plot tri herë gomaricën tënde? Ja, unë kam dalë si armiku yt, sepse rruga që ndjek ti nuk pajtohet me vullnetin tim;

22:33 gomarica më pa dhe më ka evituar plot tri herë; në rast se nuk do të më kishte evituar, me siguri do të të kisha vrarë duke e lënë atë të gjallë".

22:34 Atëherë Balaami i tha Engjëllit të Zotit: "Unë kam bërë mëkat, sepse nuk e dija që ti rrije në rrugë kundër meje; prandaj tani, në se ajo që po bëj nuk të pëlqen, atëherë unë do të kthehem prapa".

22:35 Por Engjëlli i Zotit i tha Balaamit: "Shko, pra, me këta njerëz; por do të thuash vetëm ato gjëra që do të të them unë". Kështu Balaami shkoi me princat e Balakut.

22:36 Kur Balaku dëgjoi që Balaami po vinte, shkoi ta takojë në qytetin e Moabit që ndodhet në kufirin e shënuar nga Arnoni, në skajin e fundit të territorit të tij.

22:37 Kështu Balaku i tha Balaamit: "A nuk të kisha dërguar të të thërrisja me urgjencë? Pse nuk erdhe tek unë? A nuk jam vallë në gjendje të të nderoj?".

22:38 Balaami iu përgjegj Balakut: "Ja, erdha te ti; por tani a mund të them diçka? Fjalën që Perëndia do të më vërë në gojën time, atë do të them unë".

22:39 Balaami shkoi bashkë me Balakun dhe arritën në Kirjath-Hutsoth.

22:40 Pastaj Balaku flijoi qe dhe dele dhe u dërgoi disa prej tyre Balaamit dhe prijësve që ishin me të.

22:41 Në mëngjes Balaku mori Balaamin dhe u ngjit në Bamoth Baal, dhe këtej ai pa pjesën skajore të popullit.

23:1 Pastaj Balaami i tha Balakut: "Më ndërto këtu shtatë altarë dhe më përgatit këtu shtatë dema dhe shtatë desh".

23:2 Balaku bëri ashtu siç i kishte thënë Balaami, pastaj Balaku dhe Balaami ofruan një dem të vogël dhe një dash mbi secilin altar.

23:3 Pastaj Balaami i tha Balakut: "Qëndro pranë olokaustit tënd dhe unë do të shkoj; ndofta Zoti do të vijë të takohet me mua; dhe atë që ka për të më treguar do të ta njoftoj". Kështu ai shkoi në një bregore të zhveshur.

23:4 Dhe Perëndia i doli përpara Balaamit, dhe Balaami i tha: "Unë kam përgatitur shtatë altarë dhe kam ofruar nga një dem të vogël dhe nga një dash për çdo altar".

23:5 Atëherë Zoti i vuri një mesazh në gojë Balaamit dhe i tha: "Kthehu te Balaku dhe foli kështu".

23:6 U kthye tek ai, dhe ja, ai qëndronte pranë olokaustit, ai dhe të gjithë prijësit e Moabit.

23:7 Atëherë Balaami shqiptoi orakullin e tij dhe tha: "Balaku, mbret i Moabit, më ka sjellë nga Arami, nga malet e Lindjes: "Eja, mallko për mua Jakobin, eja dhe padit Izraelin!".

23:8 Si mund të mallkoj atë që Zoti nuk e ka mallkuar? Si mund të padis atë që Zoti nuk e ka paditur?

23:9 Unë e shoh nga maja e shkëmbinjve dhe e sodis nga lartësitë; ja, është një popull që qëndron vetëm dhe nuk është përfshirë në gjirin e kombeve.

23:10 Kush mund të llogarisë pluhurin e Jakobit apo të numërojë çerekun e Izraelit? Vdeksha unë si njerëzit e drejtë dhe qoftë fundi im i njëllojtë me atë të tyren!".

23:11 Atëherë Balaku i tha Balaamit: "Ç'më bëre? Të mora që të mallkosh armiqtë e mi, kurse ti i bekove me të madhe".

23:12 Por ai u përgjigj dhe tha: "A nuk duhet të kujdesem unë të them me të shpejtë atë që Zoti më vë në gojë?".

23:13 Pastaj Balaku i tha: "Eja, pra, me mua në një vend tjetër, prej ku mund ta shikosh, megjithëse ke për të parë vetëm skajin e tij dhe nuk e ke për ta parë të tërë, dhe që andej do ta mallkosh për mua".

23:14 Kështu e çoi në kampin e Tsofimit, në majë të Pisgahut; aty ndërtoi shtatë altarë dhe ofroi një dem të vogël dhe një dash mbi çdo altar.

23:15 Balaami i tha pastaj Balakut: "Qëndro këtu pranë olokaustit tënd dhe unë do të shkoj të takohem me Zotin atje lart".

23:16 Dhe Zoti i doli përpara Balaamit, i vuri një mesazh në gojë dhe i tha: "Kthehu te Balaku dhe foli kështu".

23:17 Kështu u kthye tek ai, dhe ja, që ai rrinte pranë olokaustit të tij me prijësit e Moabit. Balaku i tha: "Çfarë ka thënë Zoti?".

23:18 Atëherë Balaami shqiptoi orakullin e tij dhe tha: "Çohu, Balak, dhe dëgjo! Rri veshngrehur, bir i Tsiporit!

23:19 Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet. Kur ka thënë një gjë, nuk do ta bëjë? Ose kur ka shpallur një gjë, nuk do ta kryejë?

23:20 Ja, unë mora urdhrin që të bekoj; po, ai ka bekuar dhe unë nuk do ta heq bekimin e tij.

23:21 Ai nuk ka vërejtur paudhësi te Jakobi dhe nuk ka parë përdhosje tek Izraeli. Zoti, Perëndia i tij, është me të, dhe klithma e një mbreti është midis tyre.

23:22 Perëndia, që e nxori nga Egjipti, është për të si brirët e fuqishëm të buallit.

23:23 Nuk ka magji kundër Jakobit, nuk ka shortari kundër Izraelit. Tani duhet të themi ç'ka bërë Perëndia me Jakobin dhe Izraelin.

23:24 Ja, një popull do të ngrihet si një luaneshë dhe si një luan; dhe nuk do të mblidhet para se të ketë gëlltitur prenë dhe të ketë pirë gjakun e atyre që ka vrarë".

23:25 Atëherë Balaku i tha Balaamit: "Mos e mallko aspak, por as mos e beko".

23:26 Por Balaami iu përgjigj dhe i tha Balakut: "A nuk të kam thënë vallë që unë do të bëj tërë ato që do të thoshte Zoti?".

23:27 Pastaj Balaku i tha Balaamit: "Eja me mua, unë do të të çoj në një vend tjetër; ndofta do t'i pëlqejë Perëndisë që ti ta mallkosh për mua që andej".

23:28 Kështu Balaku e çoi Balaamin në majë të Peorit, që sundon shkretëtirën.

23:29 Dhe Balaami i tha Balakut: "Më ndërto këtu shtatë altarë dhe më përgatit këtu shtatë dema të vegjël dhe shtatë desh".

23:30 Dhe Balaku bëri ashtu siç i kishte thënë Balaami, dhe ofroi një dem të vogël dhe një dash mbi çdo altar.

24:1 Kur Balaami u bind se në sytë e Zotit ishte një gjë e mirë të bekoje Izraelin, nuk përdori si herët e tjera magjinë, por ktheu fytyrën nga shkretëtira.

24:2 Dhe, me sytë e ngritur, Balaami pa Izraelin që kishte fushuar sipas fiseve, dhe Fryma e Perëndisë e mbuloi atë.

24:3 Atëherë shqiptoi orakullin e tij dhe tha: "Kështu thotë Balaami, bir i Beorit, kështu thotë njeriu, sytë e të cilit janë hapur,

24:4 kështu thotë ai që dëgjon fjalët e Perëndisë, ai që kundron vizionin e të Plotfuqishmit, ai që rrëzohet, por syçelë:

24:5 "Sa të bukura janë çadrat e tua, o Jakob, banesat e tua o Izrael!

24:6 Ato shtrihen si lugina, si kopshte gjatë një lumi, si aloe që Zoti ka mbjellë, si kedra pranë ujërave.

24:7 Do të derdhë ujë nga kovat e tij, pasardhësit e tij do të banojnë pranë ujërave të shumta, mbreti i tij do të ngrihet më lart se Agagu dhe mbretëria e tij do të lartësohet.

24:8 Perëndia, që e nxori nga Egjipti, është për të si brirët e fuqishëm të buallit. Ai do të gëlltisë kombet armike për të, do të coptojë kockat e tyre dhe do t'i shpojë tej për tej me shigjetat e tij.

24:9 Ai përkulet, mblidhet kruspull si një luan dhe si një luaneshë; kush do të guxojë ta çojë? Qoftë i bekuar ai që të bekon dhe qoftë i mallkuar ai që të mallkon!"".

24:10 Atëherë zemërimi i Balakut u ndez kundër Balaamit; kështu ai rrahu duart dhe Balaku i tha Balaamit: "Unë të thirra për të mallkuar armiqtë e mi, kurse ti i bekove tri herë me radhë.

24:11 Tani ik në shtëpinë tënde! Kisha thënë se do të të mbushja me nderime; por ja, Zoti nuk ka lejuar t'i marrësh".

24:12 Balaami iu përgjigj kështu Balakut: "A nuk u kisha folur lajmëtarëve që më kishe dërguar, duke u thënë:

24:13 "Edhe sikur Balaku të më jepte shtëpinë e tij plot me argjend dhe me ar, nuk mund të shkel urdhrat e Zotit për të bërë të mirë ose të keq me nismën time, por duhet të them atë që Zoti do të thotë"?.

24:14 Dhe ja, tani do të kthehem te populli im; eja, unë do të njoftoj atë që ky popull do t'i bëjë popullit tënd në ditët e fundit".

24:15 Atëherë ai shqiptoi orakullin e tij dhe tha: "Kështu thotë Balaami, bir i Beorit; kështu thotë njeriu sytë e të cilit janë hapur,

24:16 kështu thotë ai që dëgjon fjalët e Zotit, që njeh shkencën e të Lartit, që sodit vizionin e të Plotfuqishmit, ai që bie por syçelë:

24:17 E shoh, por jo tani; e sodis, por jo afër: një yll do të dalë nga Jakobi dhe një skeptër do të ngrihet nga Izraeli, i cili do ta shtypë Moabin fund e krye dhe do të rrëzojë tërë bijtë e Shethit.

24:18 Edomi do të bëhet pronë e tij, po ashtu edhe Seiri, armiku i tij, do të bëhet pronë e tij; Izraeli do të kryejë trimërira.

24:19 Nga Jakobi do të dalë një sundues që do të shfarosë ata qytetarë që kanë mbijetuar.

24:20 Pastaj shikoi nga ana e Amalekut dhe shqiptoi orakullin e tij, duke thënë: "Amaleku ishte i pari i kombeve, por fundi i tij do të kulmojë në shkatërrim".

24:21 Shikoi edhe nga Kenejtë dhe shqiptoi orakullin e tij, duke thënë: "Banesa jote është e fortë dhe foleja jote është vendosur në shkëmb;

24:22 megjithatë Keneu do të shkretohet, për deri sa Asiri do të të çojë në robëri".

24:23 Pastaj shqiptoi orakullin e tij dhe tha: "Medet! Kush do të mbetet gjallë kur Zoti ta ketë kryer këtë?

24:24 Por anije do të vinë nga Kitimi, do të poshtërojnë Asurin dhe Eberin, dhe ai do të shkatërrohet gjithashtu".

24:25 Pastaj Balaami u ngrit, u nis dhe u kthye në shtëpinë e tij; edhe Balaku iku në rrugën e tij. e Moabit

25:1 Ndërsa Izraeli ndodhej në Shitim, populli filloi të shthurret me bijat e Moabit.

25:2 Ato e ftuan popullin të kryejë flijime për perënditë e tyre dhe populli hëngri dhe ra përmbys përpara perëndive të tyre.

25:3 Kështu Izraeli u bashkua me Baal-Peorin, dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër Izraelit.

25:4 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Merr të gjithë krerët e popullit, vriti e vari para Zotit përjashta, në diell me qëllim që zemërimi i zjarrtë i Zotit të largohet nga Izraeli".

25:5 Kështu u foli Moisiu gjykatësve të Izraelit: "Secili nga ju të vrasë ata njerëz të tij që janë bashkuar me Baal-Peorin".

25:6 Dhe ja, që një nga bijtë e Izraelit erdhi dhe u paraqiti vëllezërve të tij një grua madianite, para syve të Moisiut dhe tërë asamblesë së bijve të Izraelit, ndërsa këta po qanin në hyrjen e çadrës së mbledhjes.

25:7 Duke parë këtë skenë, Finehasi, bir i Eleazarit, që ishte bir i priftit Aaron, u ngrit në mes të asamblesë dhe mori në dorë një shtizë,

25:8 ndoqi pastaj burrin e Izraelit në alkovën e tij dhe i shpoi që të dy, burrin e Izraelit dhe gruan, në pjesën e poshtme të barkut. Kështu u ndal fatkeqësia në mes të bijve të Izraelit.

25:9 Nga kjo fatkeqësi vdiqën njëzet e katër mijë veta.

25:10 Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

25:11 "Finehasi, bir i Eleazarit, që ishte bir i priftit Aaron, e largoi zemërimin tim nga bijtë e Izraelit, sepse ai ishte i frymëzuar nga po ajo xhelozia ime; kështu në xhelozinë time nuk i kam shfarosur bijtë e Izraelit.

25:12 Prandaj i thuaj: "Ja, unë po lidh një aleancë paqeje me të,

25:13 që do të jetë për të dhe për pasardhësit pas tij besëlidhja e një priftërie të përjetshme, sepse është treguar i zellshëm për Perëndinë e tij dhe ka kryer shlyerjen e fajit për bijtë e Izraelit".

25:14 Burri i Izraelit, që u vra bashkë me gruan madianite, quhej Zimri, bir i Salut, i pari i një shtëpie patriarkale të Simeonitëve.

25:15 Dhe gruaja që u vra, Madianitja, quhej Kozbi, bijë e Tsurit, që ishte i pari i një shtëpie patriarkale në Madian.

25:16 Pastaj Zoti i foli Moisiut duke i thënë:

25:17 "Bjeruni Madianitëve dhe i sulmoni,

25:18 sepse ju kanë rënë më qafë me dredhitë e tyre dhe ju kanë mashtruar në rastin e Peorit dhe në atë të Kozbit, bijë e një princi të Madianit, motër e tyre, që u vra ditën e fatkeqësisë për çështjen e Peorit".

26:1 Pas fatkeqësisë, ndodhi që Zoti u foli Moisiut dhe Eleazarit, birit të priftit Aaron, duke u thënë:

26:2 "Bëni regjistrimin e tërë popullsisë së bijve të Izraelit, nga mosha njëzet e një vjeç e lart, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, të të gjithë atyre që në Izrael mund të shkojnë në luftë".

26:3 Kështu Moisiu dhe prifti Eleazar u folën atyre në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun e kundërt të Jerikos, duke u thënë:

26:4 "Të bëhet regjistrimi i njerëzve nga mosha njëzet e një vjeç e lart ashtu si e ka urdhëruar Zoti Moisiun dhe bijtë e Izraelit, kur dolën nga vendi i Egjiptit".

26:5 Rubeni ishte i parëlinduri i Izraelit. Bijtë e tij qenë: Hanoku, prej të cilit rrjedh familja e Hanokitëve; Palu, prej të cilit rrjedh familja e Paluitëve;

26:6 Hetsroni, prej të cilit rrjedh familja e Hetsronitëve; Karmi, prej të cilit rrjedh familja e Karmitëve.

26:7 Këto janë familjet e Rubenitëve; ata që u regjistruan në radhët e tyre qenë dyzet e tre mijë e shtatëqind e tridhjetë veta.

26:8 I biri i Palus ishte Eliabi.

26:9 Djemtë e Eliabit qenë Nemueli, Dathani dhe Abirami. Këta janë po ai Datham dhe ai Abiram, anëtarë të këshillit, që ngritën krye kundër Moisiut dhe Aaronit së bashku me njerëzit e Koreut, kur ngritën krye kundër Zotit;

26:10 dhe toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti bashkë me Koreun, kur këta njerëz vdiqën dhe zjarri përpiu dyqind e pesëdhjetë njerëz në shenjë qortimi.

26:11 Por bijtë e Koreut nuk vdiqën.

26:12 Bijtë e Simeonit simbas familjeve të tyre qenë: nga Nemueli, familja e Nemuelitëve; nga Jamini, familja e Jaminitëve; nga Jakini, familja e Jakinitëve;

26:13 nga Zerahu, familja e Zerahitëve; nga Sauli, familja e Saulitëve.

26:14 Këto janë familjet e Simeonitëve: njëzet e dy mijë e dyqind veta.

26:15 Bijtë e Gadit simbas familjeve të tyre qenë: nga Tsefoni, familja e Tsefonitëve; nga Hagi, familja e Hagitëve; nga Shuni, familja e Shunitëve;

26:16 nga Ozni, familja e Oznitëve; nga Eri, familja e Eritëve;

26:17 nga Arodi, familja e Aroditëve; nga Areli, familja e Arelitëve.

26:18 Këto janë familjet e bijve të Gadit, në bazë të regjistrimit: dyzet mijë e pesëqind veta.

26:19 Bijtë e Judës ishin: Eri dhe Onani; por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kanaanit.

26:20 Bijtë e Judës simbas familjeve të tyre qenë: nga Shelahu, familja e Shelanitëve; nga Peretsi, familja e Peretsitëve; nga Zerahu, familja e Zerahitëve.

26:21 Bijtë e Peretsit qenë: nga Hetsroni, familja e Hetsronitëve; nga Hamuli, familja e Hamulitëve.

26:22 Këto janë familjet e Judës në bazë të regjistrimit: shtatëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind veta.

26:23 Bijtë e Isakarit simbas familjeve të tyre ishin: nga Tola, familja e Tolaitëve; nga Puvahu, familja e Puvitëve;

26:24 nga Jashubi, familja e Jashubitëve; nga Shimroni, familja e Shimronitëve.

26:25 Këto janë familjet e Isakarit në bazë të regjistrimit: gjithsej gjashtëdhjetë e katër mijë e treqind.

26:26 Bijtë e Zabulonit simbas familjeve të tyre qenë: nga Seredi, familja e Sarditëve; nga Eloni, familja e Elonitëve; nga Jahleeli, familja e Jahleelitëve.

26:27 Këto janë familjet e Zabulonitëve në bazë të regjistrimit: gjithsej gjashtëdhjetë mijë e pesëqind.

26:28 Bijtë e Jozefit simbas familjeve të tyre qenë: Manasi dhe Efraimi.

26:29 Bijtë e Manasit qenë: nga Makiri, familja e Makiritëve. Makirit i lindi Galaadi; nga Galaadi rrodhi familja e Galaaditëve.

26:30 Këta janë bijtë e Galaadit: nga Jezeri, familja e Jezeritëve; nga Heleku, familja e Helekitëve;

26:31 nga Asrieli, familja e Asrielitëve; nga Shekemi, familja e Shekemitëve;

26:32 nga Shemida, familja e Shemidaitëve; nga Heferi, familja e Heferitëve.

26:33 Por Tselofehadi, bir i Heferit, nuk pati meshkuj, por vetëm vajza; dhe emrat e vajzave të Tselihadit qenë: Mahlah, Noah, Hoglah, Milkah dhe Thirtsah.

26:34 Këto janë familjet e Manasit; ata që u regjistruan qenë pesëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.

26:35 Këto janë bijtë e Efraimit simbas familjeve të tyre; nga Shuthelahu, familja e Shuthelahitëve; nga Bekeri, familja e Bekeritëve; nga Tahani, familja e Tahanitëve.

26:36 Këto janë bijtë e Shuthelahut: nga Efrani, familja e Efranitëve.

26:37 Këto janë familjet e bijve të Efraimit në bazë të regjistrimit: gjithsej tridhjetë e dy mijë e pesëqind. Këta janë bijtë e Jozefit simbas familjeve të tyre.

26:38 Bijtë e Beniaminit simbas familjeve të tyre qenë: nga Bela, familja e Belaitëve; nga Ashbeli, familja e Ashbelitëve; nga Ahirami, familja e Ahiramitëve;

26:39 nga Shufami, familja e Shufamitëve; nga Hufami, familja e Hufamitëve.

26:40 Bijtë e Belas qenë: Ardi dhe Naamani; nga Ardi rrjedh familja e Arditëve; nga Naamani, familja e Naamitëve.

26:41 Këta janë bijtë e Beniaminit simbas familjeve të tyre. Ata që u regjistruan ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind.

26:42 Këta janë bijtë e Danit simbas familjeve të tyre: nga Shuhami, familja e Shuhamitëve. Këta janë bijtë e Danit simbas familjeve të tyre.

26:43 Shuma e familjeve të Shuhamitëve në bazë të regjistrimit ishte gjashtëdhjetë e katër mijë e katërqind.

26:44 Bijtë e Asherit simbas familjeve të tyre qenë: nga Jimna, familja e Jimnitëve; nga Jishvi, familja e Jishvitëve; nga Beriahu, familja e Beriahitëve.

26:45 Nga bijtë e Beriahut: nga Heberi, familja e Heberitëve; nga Malkieli, familja e Malkialitëve.

26:46 Bija e Asherit quhej Serah.

26:47 Këto janë familjet e bijve të Asherit në bazë të regjistrimit: pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.

26:48 Bijtë e Neftalit simbas familjeve të tyre qenë: nga Jahtseeli, familja e Jahtseelitëve; nga Guni, familja e Gunitëve;

26:49 nga Jetseri, familja e Jetseritëve; nga Shilemi, familja e Shilemitëve.

26:50 Këto janë familjet e Neftalit simbas familjeve të tyre. Ata që u regjistruan qenë dyzet e pesë mijë e katërqind.

26:51 Ata që u regjistruan nga bijtë e Izraelit qenë: gjashtëqind e një mijë e shtatëqind e tridhjetë veta.

26:52 Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

26:53 "Vendi do të ndahet midis tyre si trashëgimi, simbas numrit të personave.

26:54 Atyre që janë më të shumtë do t'u japësh në trashëgimi një pjesë më të madhe; atyre që janë në numër më të vogël do t'u japësh një pjesë më të vogël; secili do të marrë pjesën e tij në bazë të regjistrimit.

26:55 Por ndarja e vendit do të bëhet me short; ata do të marrin trashëgiminë e tyre në bazë të emrave të fiseve atërore.

26:56 Ndarja e trashëgimisë do të bëhet me short midis të gjitha fiseve të mëdha ose të vogla.

26:57 Dhe këta qenë ata që u regjistruan nga Levitët, simbas familjeve të tyre: nga Gershoni, familja e Gershonitëve; nga Kohathi, familja e Kohathitëve; nga Merari, familja e Meraritëve.

26:58 Këto janë familjet e Levit: familja e Libnitëve, familja e Hebronitëve, familja e Mahlitëve, familja e Mushitëve, familja e Korahitëve. Dhe Kohathit i lindi Amrami.

26:59 Gruaja e Amramit quhej Jokebed; ishte bijë e Levit dhe i kishte lindur Levit në Egjipt; në Amram ajo lindi Aaronin, Moisiun dhe Miriamin, motrën e tyre.

26:60 Aaronit i lindën Nadabi dhe Abihuri, Eleazari dhe Ithamari.

26:61 Por Nadabi dhe Abihu vdiqën kur i paraqitën Zotit një zjarr të palejueshëm.

26:62 Ata që u regjistruan në radhët e tyre qenë njëzet e tre mijë veta; të gjithë ishin meshkuj me moshë një muajsh e lart. Ata nuk u regjistruan bashkë me bijtë e tjerë të Izraelit, sepse atyre nuk iu dha asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit.

26:63 Këta janë ata që u regjistruan nga Moisiu dhe nga prifti Eleazar, që regjistruan bijtë e Izraelit në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos.

26:64 Midis tyre nuk kishte asnjë nga ata që u regjistruan nga Moisiu dhe nga prifti Aaron, kur ata regjistruan bijtë e Izaelit në shkretëtirën e Sinait,

26:65 sepse Zoti pat thënë për ata: "Ata do të vdesin, do të vdesin në shkretëtirë". Dhe prej tyre nuk mbeti as edhe një, me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufehut, dhe të Jozueut, birit të Nunit.

27:1 Pastaj u afruan bijat e Tselofehadit, birit të Heferit, bir i Galaadit, bir i Makirit, bir i Manasit, i familjeve të Manasit, birit të Jozefit; dhe këto janë emrat e bijave: Mahlah, Noah, Hoglah, Milkah dhe Thirtsah,

27:2 dhe ato u paraqitën para Moisiut, para priftit Eleazar, prijësve dhe tërë asamblesë në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe thanë:

27:3 "Ati ynë vdiq në shkretëtirë, por nuk bënte pjesë në grupin e atyre që u mblodhën kundër Zotit, në grupin e Koreut, por vdiq për shkak të mëkatit të tij pa patur bij.

27:4 Pse duhet të humbasë emri i atit tonë në mes të familjes së tij nga që nuk pati bij? Na jep, pra, një pronë në mes të vëllezërve të atit tonë".

27:5 Atëherë Moisiu e shtroi rastin e tyre para Zotit.

27:6 Dhe Zoti i foli Moisiut duke i thënë:

27:7 "Bijat e Tselofehadit kanë hak. Po, do t'u japësh atyre si trashëgimi një pronë midis vëllezërve të atit të tyre dhe do t'u kalosh atyre trashëgiminë e atit të tyre.

27:8 Do t'u flasësh gjithashtu bijve të Izraelit dhe do t'u thuash: "Kur një njeri vdes pa lënë ndonjë bir, trashëgiminë e tij do t'ia kaloni bijës së tij.

27:9 Në qoftë se nuk ka asnjë bijë, trashëgiminë e tij do t'ua jepni vëllezërve të tij.

27:10 Në rast se nuk ka vëllezër, trashëgiminë e tij do t'ua jepni vëllezërve të atit të tij.

27:11 Dhe në rast se ai nuk ka asnjë vëlla, trashëgiminë e tij do t'ia jepni fisit më të afërt të familjes së tij; dhe ai do ta zotërojë". Kjo do të jetë për bijtë e Izraelit një formë e së drejtës, ashtu si e ka urdhëruar Zoti Moisiun.

27:12 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ngjitu mbi malin e Abarimit dhe sodit vendin që unë po ju jap bijve të Izraelit.

27:13 Mbasi ta kesh parë, edhe ti do të bashkohesh me popullin tënd, ashtu siç u bashkua Aaroni, vëllai yt,

27:14 sepse ngritët krye kundër urdhrit tim në shkretëtirën e Tsinit kur asambleja kundërshtoi, dhe nuk më shenjtëruat në ujërat para syve të tyre". (Këto janë ujërat e Meribës në Kadesh, në shkretëtirën e Sinit).

27:15 Pastaj Moisiu i foli Zotit, duke i thënë:

27:16 "Zoti, Perëndia i frymëve të çdo mishi, le të caktojë mbi këtë asamble një njeri

27:17 që të hyjë dhe të dalë para tyre, dhe t'i bëjë të hyjnë e të dalin, në mënyrë që asambleja e Zotit të mos jetë si një kope pa bari".

27:18 Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Merr Jozueun, djalin e Nunit, njeriun brenda të cilit është Fryma, dhe vërë dorën tënde mbi të;

27:19 pastaj do ta paraqitësh para priftit Eleazar dhe para tërë asamblesë dhe do t'i japësh disa urdhra në prani të tyre,

27:20 dhe do ta bësh pjesëmarrës të autoritetit tënd me qëllim që tërë asambleja e bijve të Izraelit t'i bindet.

27:21 Ai do të paraqitet përpara priftit Eleazar, i cili do të kërkojë për të mendimin e shprehur nga Urimi përpara Zotit; me urdhër të tij do të hyjnë dhe do të dalin, ai dhe tërë bijtë e Izraelit, tërë asambleja".

27:22 Moisiu, pra, bëri ashtu si e kishte urdhëruar Zoti; mori Jozueun dhe e paraqiti përpara priftit Eleazar dhe tërë asamblesë;

27:23 pastaj vuri duart e tij mbi të dhe i dha urdhra ashtu si kishte urdhëruar Zoti me anë të Moisiut.

28:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

28:2 "Jepu këtë urdhër bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Do të kujdeseni të më paraqisni në kohën e caktuar ofertën time, me ushqimin e flijimeve të mia të përgatitura me zjarr, me erë të këndshme për mua.

28:3 Dhe do t'u thuash atyre: Ky është flijimi i bërë me zjarr, që do t'i ofroni Zotit: dy qengja motakë pa të meta, si olokaust i përjetshëm.

28:4 Një qengj do ta ofrosh në mëngjes, ndërsa qengjin tjetër në të ngrysur;

28:5 dhe, si blatim i ushqimit, një të dhjetë efe majë mielli të përzier me një çerek hini vaji të papërzier.

28:6 Éshtë një olokaust i përjetshëm, i vendosur në malin Sinai, një flijim i bërë me zjarr dhe me erë të këndshme për Zotin.

28:7 Libacioni i tij do të jetë një çerek hini për çdo qengj; do t'ia derdhësh libacionin e pijeve dehëse Zotit në vendin e shenjtë.

28:8 Qengjin tjetër do ta ofrosh në të ngrysur; do ta ofrosh si blatimin e ushqimit të mëngjesit dhe libacionin; është një flijim i bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin.

28:9 Ditën e shtunë do të ofroni dy qengja motakë, pa të meta dhe, si blatim i ushqimit, dy të dhjeta majë mielli të përziera me vaj bashkë me libacionin.

28:10 Éshtë olokausti i së shtunës, për çdo të shtunë, përveç olokaustit të përjetshëm dhe libacionit.

28:11 Në fillim të muajve tuaj do t'i ofroni si olokaust Zotit dy dema të vegjël, një dash, shtatë qengja motakë pa të meta

28:12 dhe tre të dhjeta majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit për çdo dem të vogël, dy të dhjeta lule mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit për dashin,

28:13 dhe një të dhjetë majë mielli të përzier me vaj si blatim i ushqimit për çdo qengj. Éshtë një olokaust me erë të këndshme, një flijim i bërë me zjarr për Zotin.

28:14 Libacionet do të jenë gjysmë hin vere për çdo dem të vogël, një e treta e hinit për çdo dash dhe një e katërta e hinit për çdo qengj. Ky është olokausti i çdo muaji, për të gjithë muajt e vitit.

28:15 Dhe do t'i ofrohet Zotit një kec si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm dhe libacionit.

28:16 Ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë do të jetë Pashka për nder të Zotit.

28:17 Dhe ditën e pesëmbëdhjetë të atij muaji do të jetë festë. Shtatë ditë me radhë do të hahet bukë e ndorme.

28:18 Ditën e parë do të mbahet një mbledhje e shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë;

28:19 por do t'i ofroni si flijim të bërë me zjarr një olokaust Zotit: dy dema të vegjël, një dash dhe shtatë qengja motakë, të cilët nuk duhet të kenë të meta,

28:20 së bashku me blatimin e ushqimit me majë mielli të përzier me vaj; do të ofroni tre të dhjeta për çdo dem të vogël dhe dy të dhjeta për një dash;

28:21 Do të ofroni një të dhjetë për secilin nga shtatë qengjat,

28:22 dhe do të ofroni një cjap si flijim për mëkatin, për të bërë shlyerjen për ju.

28:23 Do të ofroni këto flijime përveç olokaustit të mëngjesit, që është një olokaust i përjetshëm.

28:24 Kështu do të ofroni çdo ditë, për shtatë ditë me radhë, ushqimin e flijimit të përgatitur me zjarr, me një erë të këndshme për Zotin. Do të ofrohet, përveç olokaustit të përjetshëm, bashkë me blatimin e tij.

28:25 Ditën e shtatë do të keni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë.

28:26 Ditën e marrjes së prodhimit të parë, kur do t'i paraqisni Zotit një blatim të ri ushqimor, në festën tuaj të javëve, do bëni një mbledhje të shenjtë; nuk do të kryeni asnjë punë të rëndë.

28:27 Atëherë do të ofroni si olokaust me erë të këndshme për Zotin dy dema të vegjël, një dash dhe shtatë qengja motakë,

28:28 me blatimin e tyre ushqimor të përbërë nga majë mielli të përzier me vaj; tre të dhjeta për çdo dem të vogël, dy të dhjeta për dashin,

28:29 dhe një të dhjetë për secilin nga shtatë qengjat;

28:30 do të ofroni edhe një kec për të kryer shlyerjen për ju.

28:31 Do të ofroni këto flijime, veç olokaustit të përjetshëm me blatimin e tyre të ushqimit dhe libacionet e tyre. Duhet të jenë kafshë pa të meta.

29:1 Në muajin e shtatë, ditën e parë të muajit do të keni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë; do të jetë për ju dita e rënies së borive.

29:2 Do të ofroni si olokaust, me erë të këndshme për Zotin, një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë pa të meta,

29:3 bashkë me blatimin e tyre ushqimor prej majë mielli të përzier me vaj; tri të dhjeta për demin e vogël, dy të dhjeta për dashin,

29:4 dhe një të dhjetë për secilin nga shtatë qengjat;

29:5 dhe një kec, si flijim për mëkatin, për të bërë shlyerjen për ju,

29:6 përveç olokaustit mujor me blatimin e tij ushqimor, olokaustit të përjetshëm me blatimin e tij ushqimor, simbas normave të caktuara. Do të jetë një flijim i bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin.

29:7 Ditën e dhjetë të këtij muaji të shtatë do të keni një mbledhje të shenjtë dhe do të përulni shpirtërat tuaja; nuk do të bëni asnjë punë,

29:8 dhe do të ofroni si olokaust me erë të këndshme për Zotin një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë, që duhet të jenë pa të meta,

29:9 me blatimin e tyre ushqimor prej majë mielli të përzier me vaj: tre të dhjeta për demin e vogël, dy të dhjeta për dashin,

29:10 një të dhjetë për secilin nga të shtatë qengjat,

29:11 dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç flijimit për shlyerjen e fajit, olokaustit të përjetshëm me blatimin e tij dhe libacionet e tyre.

29:12 Ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë do të keni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë dhe do të kremtoni një festë për Zotin shtatë ditë me radhë.

29:13 Do të ofroni si olokaust, me erë të këndshme për Zotin, një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë, që nuk duhet të kenë të meta;

29:14 me blatimin e tyre ushqimor prej maje mielli të përzier me vaj: tre të dhjeta për secilin nga trembëdhjetë demat e vegjël, dy të dhjeta për secilin nga dy deshtë,

29:15 një të dhjetë për secilin nga katërmbëdhjetë qengjat,

29:16 dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij dhe libacionit.

29:17 Ditën e dytë do të ofroni dymbëdhjetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë pa të meta,

29:18 me blatimin e tyre ushqimor dhe libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,

29:19 dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacioneve të tyre.

29:20 Ditën e tretë do të ofroni njëmbëdhjetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,

29:21 bashkë me blatimet e tyre ushqimore dhe libacionet për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,

29:22 dhe një cjap si flijim për mëkatin, përveç olokausti të përjetshëm, blatimit të tij të ushqimit dhe libacionit të tij.

29:23 Ditën e katërt do të ofroni dhjetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,

29:24 bashkë me blatimin e tyre të ushqimit dhe të libacioneve për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre simbas normave të caktuara,

29:25 dhe një kec, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacionit të tij.

29:26 Ditën e pestë do të ofroni nëntë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,

29:27 me blatimin e tyre ushqimor dhe libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,

29:28 dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të ushqimit dhe të libacionit të tij.

29:29 Ditën e gjashtë do të ofroni tetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja pa të meta,

29:30 me blatimet e tyre të ushqimit dhe me libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,

29:31 dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacionit të tij.

29:32 Ditën e shtatë do të ofroni shtatë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,

29:33 bashkë me blatimin e ushqimit dhe të libacioneve të tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,

29:34 dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij të ushqimit dhe libacionit të tij.

29:35 Ditën e tetë do të keni një asamble solemne; nuk do të kryeni atë ditë asnjë punë të rëndë,

29:36 dhe do të ofroni si olokaust, si flijim të përjetshëm të bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin, një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë, pa të meta,

29:37 me blatimin e tyre të ushqimit dhe me libacionet e tyre për demin e vogël, për dashin dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,

29:38 dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit ushqimor të tij dhe libacionit të tij.

29:39 Këto janë flijimet që do t'i ofroni Zotit në festat tuaja të caktuara (përveç ofertave për kushtet tuaja dhe ofertave tuaja vullnetare), si olokaustet dhe blatimet tuaja dhe si libacione dhe flijime tuaja të falënderimit".

29:40 Dhe Moisiu u referoi bijve të Izraelit të gjitha ato që Zoti i kishte urdhëruar.

30:1 Pastaj Moisiu u foli prijësve të fiseve të bijve të Izraelit, duke u thënë: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar:

30:2 "Kur dikush lidh një kusht me Zotin ose lidh një detyrim duke u betuar, nuk do ta shkelë fjalën e tij, por do të bëjë gjithçka ka dalë nga goja e tij.

30:3 Kur një femër lidh një kusht me Zotin dhe lidh një detyrim ndërsa është ende në shtëpinë e të atit, gjatë rinisë së saj,

30:4 në qoftë se i ati, duke mësuar kushtin e saj dhe detyrimin me të cilën është lidhur, nuk thotë asgjë lidhur me këtë, tërë kushtet e saj do të jenë të vlefshme dhe do të mbeten të vlefshme tërë detyrimet me të cilat është lidhur.

30:5 Por në qoftë se i ati, ditën që e mëson, i kundërvihet asaj, të gjitha kushtet e saj dhe të gjitha detyrimet me të cilat është lidhur, nuk do të jenë të vlefshme; dhe Zoti do ta falë, sepse i ati iu kundërvu.

30:6 Por në qoftë se ajo martohet ndërsa është e lidhur me kushte ose ka një detyrim të lidhur në mënyrë të paarsyeshme me buzët e saja,

30:7 dhe në qoftë se bashkëshorti i saj e di dhe ditën që e merr vesh nuk thotë asgjë lidhur me të, kushtet e saj do të mbeten të vlefshme njëlloj si detyrimet me të cilat ajo është lidhur.

30:8 Por në qoftë se bashkëshorti i saj, ditën që e mëson, i kundërvihet, ai do të anulojë kushtin që ajo ka lidhur dhe detyrimin që ka marrë në mënyrë të paarsyeshme me buzët e saj; dhe Zoti do ta falë.

30:9 Por kushti i një gruaje të ve ose e një gruaje të ndarë, cilido qoftë detyrimi me të cilin është lidhur, do të mbetet i vlefshëm

30:10 Në qoftë se ajo lidh një kusht në shtëpinë e bashkëshortit të saj, ose merr përsipër një detyrim me betim,

30:11 dhe i shoqi e ka marrë vesh, në qoftë se i shoqi nuk thotë asgjë lidhur me këtë dhe nuk i kundërvihet, të gjitha kushtet e saj do të mbeten të vlefshme ashtu si edhe detyrimet që ka marrë përsipër.

30:12 Por në qoftë se i shoqi i anulon ditën që i ka marrë vesh të gjitha ato që kanë dalë nga buzët e saj, qofshin kushte apo detyrime me të cilat është lidhur; këto nuk do të jenë të vlefshme, bashkëshorti i saj i ka anuluar dhe Zoti do ta falë.

30:13 Bashkëshorti mund të konfirmojë dhe të anulojë çfarëdo kushti dhe çfarëdo betimi që lidh gruan e tij, që synon ta mundojë personin e saj.

30:14 Por në qoftë se bashkëshorti, çdo ditë që kalon, nuk thotë asgjë lidhur me këtë, ai konfirmon në këtë mënyrë tërë kushtet dhe detyrimet me të cilat ajo është lidhur; i konfirmon sepse nuk ka thënë asgjë lidhur me to ditën që i ka marrë vesh.

30:15 Por në qoftë se i anulon mbasi i ka marrë vesh, do të mbajë peshën e mëkatit të bashkëshortes së tij"".

30:16 Këto janë statutet që Zoti i ka dhënë me porosi Moisiut lidhur me marrëdhëniet, midis bashkëshortit dhe bashkëshortes, midis atit dhe bijës, kur ajo është akoma vajzë në shtëpinë e atit të saj.

31:1 Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: "Merrua hakun bijve të Izraelit kundër Madianitëve;

31:2 pas kësaj do të bashkohesh me popullin tënd".

31:3 Atëherë Moisiu i foli popullit, duke thënë; "Disa njerëz ndër ju të armatosen për luftë dhe të marshojnë kundër Madianit për të kryer hakmarrjen e Zotit mbi Madianin.

31:4 Do të dërgoni në luftë një mijë burra nga çdo fis, nga të gjitha fiset e Izraelit".

31:5 Kështu u rekrutuan ndër divizionet e Izraelit një mijë burra nga çdo fis, domethënë dymbëdhjetë mijë burra, të armatosur për luftë.

31:6 Pastaj Moisiu i nisi për luftë, njëmijë njerëz nga çdo fis, së bashku me Finehasin, birin e priftit Eleazar, që kishte në dorë veglat e shenjta dhe boritë e alarmit.

31:7 Dhe luftuan kundër Madianit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun, dhe vranë tërë meshkujt.

31:8 Bashkë me viktimat që ata bënë, ata vranë edhe mbretërit e Madianit: Evin, Rekemin, Tsurin, Hurin dhe Reban, pesë mbretërit e Madianit; vranë gjithashtu me shpatë Balaamin, birin e Beorit.

31:9 Bijtë e Izraelit zunë robinja edhe të gjitha gratë e Madianit dhe fëmijët e tyre, rrëmbyen tërë bagëtinë e tyre, tërë kopetë e tyre dhe tërë pasuritë e tyre;

31:10 pastaj u vunë zjarrin të gjitha qyteteve ku ata banonin dhe të gjitha kalave të tyre,

31:11 dhe morën gjithë plaçkën e luftës dhe tërë prenë, njerëz dhe kafshë:

31:12 pastaj i çuan të burgosurit, prenë dhe plaçkën e luftës Moisiut, priftit Eleazar dhe asamblesë së bijve të Izraelit, që ishin vendosur në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos.

31:13 Moisiu, prifti Eleazar dhe të gjithë prijësit e asamblesë dolën për t'i takuar jashtë kampit.

31:14 Por Moisiu u zemërua me komandantët e ushtrisë, me krerët e mijësheve dhe të qindësheve, që po ktheheshin nga kjo fushatë lufte.

31:15 Moisiu u tha atyre: "Keni lënë gjallë të gjitha gratë?

31:16 Të nxitura nga Balaami, ato i shtynë bijtë e Izraelit të mëkatojnë kundër Zotit, në ngjarjen e Peorit, kur shpërtheu fatkeqësia në asamblenë e Zotit.

31:17 Prandaj vrisni çdo mashkull nga fëmijët dhe vrisni çdo grua që ka marrëdhënie seksuale me një burrë,

31:18 por ruajini të gjalla për vete të gjitha vajzat që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale me burra.

31:19 Ju do të qëndroni jashtë kampit shtatë ditë; kushdo që ka vrarë dikë dhe kushdo që ka prekur një person të vrarë, do të pastrohet ditën e tretë dhe ditën e shtatë; ky rregull vlen si për ju ashtu dhe për robërit tuaj.

31:20 Do të pastroni gjithashtu çdo rrobë, çdo send prej lëkure, çdo punë të bërë me leshin e dhisë dhe çdo vegël prej druri".

31:21 Pastaj prifti Eleazar u tha ushtarëve që kishin shkuar në luftë: "Kjo është rregulla e ligjit që Zoti i ka përcaktuar Moisiut:

31:22 vetëm arin, argjendin, bronzin, hekurin, kallajin dhe plumbin,

31:23 çdo gjë që i reziston zjarrit, do ta kaloni nëpër zjarr dhe do të bëhet i pastër; por do të pastrohen edhe me ujin e pastrimit kundër papastërtisë; ndërsa tërë gjërat që nuk mund t'i rezistojnë zjarrit, do t'i trajtoni me ujë.

31:24 Dhe ditën e shtatë do të lani rrobat tuaja dhe do të jeni të pastër; pas kësaj mund të hyni në kamp".

31:25 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

31:26 "Ti, me gjithë priftin Eleazar dhe me kryefamiljarët e asamblesë, llogarite tërë plaçkën e zënë, njerëzit dhe bagëtinë;

31:27 dhe ndaje plaçkën midis atyre që kanë marrë pjesë në luftë dhe që kanë vajtur të luftojnë dhe gjithë asamblesë.

31:28 Do të marrësh nga luftëtarët që kanë vajtur të luftojnë një haraç për Zotin; domethënë një të pesëqindtën e personave, të bagëtive të imta dhe të trasha dhe të gomarëve.

31:29 Do të marrësh nga gjysma e tyre dhe do t'ia japësh priftit Eleazar si një ofertë për Zotin.

31:30 Dhe nga gjysma që u takon bijve të Izraelit do të marrësh një të pesëdhjetën e personave, të bagëtisë së imët dhe të trashë dhe nga gomarët do t'u japësh Levitëve, që kanë përgjegjësinë e tabernakullit të Zotit".

31:31 Dhe Moisiu e prifti Eleazar vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

31:32 Dhe plaçka që mbetej nga plaçkitja e kryer nga luftëtarët përbëhej nga gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë dele,

31:33 shtatëdhjetë e dy mijë lopë,

31:34 gjashtëdhjetë e një mijë gomarë,

31:35 dhe tridhjetë e dy mijë persona gjithsej, domethënë gra që nuk kishin pasur marrëdhënie seksuale me burra.

31:36 Gjysma, domethënë pjesa për ata që kishin shkuar në luftë, ishte treqind e tridhjetë e shtatë mijë e pesëqind dele,

31:37 nga të cilat gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë për haraçin e Zotit;

31:38 tridhjetë e gjashtë mijë lopë, nga të cilat shtatëdhjetë e dy për haraçin e Zotit;

31:39 tridhjetë mijë e pesëqind gomarë, nga të cilët gjashtëdhjetë e një për haraçin e Zotit;

31:40 dhe gjashtëmbëdhjetë mijë persona, nga të cilët tridhjetë e dy për haraçin e Zotit.

31:41 Kështu Moisiu i dha haraçin, që ishte oferta e ngritur e Zotit, priftit Eleazar, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti.

31:42 Gjysma që u përkiste bijve të Izraelit, që Moisiu kishte ndarë nga pjesa që u takonte njerëzve që kishin shkuar në luftë,

31:43 gjysma që i përkiste asamblesë, ishte treqind e tridhjetë e shtatë mijë e pesëqind dele,

31:44 tridhjetë e gjashtë mijë lopë,

31:45 tridhjetë mijë e pesëqind gomarë,

31:46 dhe gjashtëmbëdhjetë mijë persona.

31:47 Nga gjysma që u përkiste bijve të Izraelit, Moisiu mori një të pesëdhjetën e njerëzve dhe të kafshëve, dhe ua dha Levitëve të cilët kanë përgjegjësinë e tabernakullit të Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

31:48 Komandantët e mijësheve të ushtrisë, krerët e mijësheve dhe të qindësheve, iu afruan Moisiut;

31:49 dhe ata i thanë Moisiut: "Shërbëtorët e tu kanë bërë llogarinë e luftëtarëve që ishin nën urdhrat tona, dhe nuk mungonte asnjëri prej tyre.

31:50 Prandaj ne po sjellim, si ofertë për Zotin, sendet e arit që secili ka gjetur: zinxhirë, byzylykë, unaza, vathë dhe gjerdanë për të bërë shlyerjen për ne përpara Zotit.

31:51 Kështu Moisiu dhe prifti Eleazar morën nga duart e tyre tërë objektet e punuara.

31:52 Tërë ari i ofertës që ata i paraqitën Zotit nga ana e krerëve të mijësheve dhe nga ana e krerëve të qindëshëve, peshonte gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë sikla.

31:53 (Njerëzit e ushtrisë mbajtën për vete plaçkën që kishin siguruar).

31:54 Moisiu dhe prifti Eleazar morën pastaj arin nga krerët e mijëshëve dhe të qindësheve dhe e çuan në çadrën e mbledhjes, si kujtim i bijve të Izraelit përpara Zotit.

32:1 Bijtë e Rubenit dhe bijtë e Gadit kishin një sasi jashtëzakonisht të madhe bagëtish; dhe kur panë që vendi i Jazerit dhe vendi i Galaadit ishin një tokë e përshtatshme për të rritur bagëti,

32:2 bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit erdhën për të folur me Moisiun, me priftin Eleazar dhe me prijësit e asamblesë, dhe thanë:

32:3 "Atarothi, Diboni, Jaazeri, Nimrahu, Heshboni, Elealehu, Sebami, Nebo dhe Beoni,

32:4 vendi që Zoti ka goditur para asamblesë së Izraelit, është një vend i përshtatshëm për të rritur bagëti, dhe shërbëtorët e tu kanë bagëti".

32:5 Ata thanë akoma: "Në rast se kemi gjetur hirin tënd, jepua këtë vend shërbëtorëve të tu në pronësi dhe mos na bëj të kalojmë Jordanin".

32:6 Por Moisiu iu përgjegj bijve të Gadit dhe bijve të Rubenit: "A duhet të shkojnë në luftë vëllezërit tuaj, ndërsa ju po rrini këtu?

32:7 Pse duhet të demoralizoni zemrat e bijve të Izraelit që të hyjnë në vendin që u ka dhënë Zoti?

32:8 Kështu vepruan etërit tuaj kur i nisa nga Kadesh-Barneu për ta vëzhguar vendin.

32:9 U ngjitën deri në luginën e Eshkolit; dhe, pasi e panë vendin, i demoralizuan zemrat e bijve të Izraelit, dhe kështu këta nuk hynë në vendin që Zoti u kishte dhënë.

32:10 Kështu zemërimi i Zotit u ndez atë ditë dhe ai u betua, duke thënë:

32:11 "Me siguri asnjë nga njerëzit, që kanë ardhur nga vendi i Egjiptit në moshën njëzet e një vjeç e lart nuk do ta shohë kurrë vendin që jam betuar t'u jap Abrahamit, Isaut dhe Jakobit, sepse ata nuk më kanë ndjekur plotësisht,

32:12 me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufeut, i quajtur Kenizeu, dhe të Jozueut, birit të Nunit, sepse këta e kanë ndjekur plotësisht Zotin".

32:13 Kështu zemërimi i Zotit u ndez kundër Izraelit; dhe ai bëri të enden dyzet vjet në shkretëtirë, deri sa mbaroi gjithë brezi që kishte bërë të këqia para Zotit.

32:14 Dhe ja, ju po zini vendin e etërve tuaj, një farë mëkatarësh, për të rritur edhe më zemërimin e zjarrtë të Zotit kundër Izraelit.

32:15 Sepse, po të refuzoni të shkoni pas tij, ai do të vazhdojë ta lërë Izraelin në shkretëtirë, dhe ju do të shkaktoni humbjen e tërë këtij populli".

32:16 Atëherë ata iu afruan Moisiut dhe i thanë: "Ne do të ndërtojmë këtu vathë për bagëtinë tonë dhe qytete për të vegjlit tanë;

32:17 por ne jemi gati të marshojmë me armë në krye të bijve të Izraelit, deri sa t'i çojmë në vendin e tyre; ndërkaq të vegjlit tanë do të banojnë në qytetet e fortifikuara për shkak të banorëve të vendit.

32:18 Nuk do të kthehemi në shtëpitë tona derisa secili nga bijtë e Izraelit të ketë shtënë në dorë trashëgiminë e tij,

32:19 sepse nuk do të pranojë asnjë trashëgimi bashkë me ta matanë Jordanit dhe më tutje, sepse trashëgimia jonë na ra nga kjo anë e Jordanit, në drejtim të lindjes".

32:20 Atëherë Moisiu u tha atyre: "Në rast se bëni këtë, në rast se armatoseni për luftë para Zotit,

32:21 dhe tërë njerëzit e armatosur kalojnë Jordanin para Zotit, deri sa ai t'i ketë dëbuar armiqtë e tij nga prania e tij

32:22 dhe toka të jetë nënshtruar para Zotit dhe mbas kësaj ju ktheheni prapa, atëherë nuk do të jeni fajtorë para Zotit dhe para Izraelit, dhe ky vend do të jetë prona juaj para Zotit.

32:23 Dhe në qoftë se nuk veproni kështu, atëherë do të mëkatoni kundër Zotit; dhe të jeni të sigurtë që mëkati juaj do t'ju gjejë.

32:24 Ndërtoni qytete për të vegjlit tuaj dhe vathë për kopetë tuaja, dhe bëni atë që goja juaj ka thënë".

32:25 Dhe bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit i folën Moisiut duke i thënë: "Shërbëtorët e tu do të bëjnë ashtu si urdhëron zotëria im.

32:26 Të vegjlit tanë, bashkëshortet tona, kopetë tona dhe tërë bagëtia jonë do të mbeten këtu në qytetet e Galaadit;

32:27 por shërbëtorët e tu, tërë njerëzit e armatosur për luftë, do ta kalojnë Jordanin për të luftuar para Zotit ashtu siç thotë zotëria ime".

32:28 Atëherë Moisiu u dha porosi për ta priftit Eleazar, Jozueut, birit të Nunit, dhe kryefamiljarëve të fiseve të bijve të Izraelit.

32:29 Moisiu u tha atyre: "Në rast se bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit e kalojnë Jordanin bashkë me ju, tërë njerëzit e armatosur për të luftuar para Zotit, dhe vendi do të nënshtrohet para jush, do t'u jepni atyre si pronë vendin e Galaadit.

32:30 Por në rast se nuk e kalojnë Jordanin të armatosur bashkë me ju, do të kenë prona në mes jush në vendin e Kanaanit".

32:31 Atëherë bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit u përgjigjën duke thënë: "Do të veprojmë ashtu si u ka thënë Zoti shërbëtorëve të tu.

32:32 Do ta kalojmë Jordanin të armatosur para Zotit në vendin e Kanaanit, me qëllim që zotërimi i trashëgimisë sonë të mbetet nga kjo anë e Jordanit".

32:33 Moisiu u dha kështu bijve të Gadit, bijve të Rubenit dhe gjysmës së fisit të Manasit, birit të Jozefit, mbretërinë e Sihonit, mbretit të Amorejve, dhe mbretërinë e Ogut, mbretit të Bashabit, vendin me qytetet përreth.

32:34 Kështu bijtë e Gadit ndërtuan Dibonin, Atarothin, Aroerin,

32:35 Atroth-Shofanin, Jaazerin, Jogbehahun,

32:36 Beth-Nimrahun dhe Beth-Aranin, qytete të fortifikuara, dhe vathë për kopetë e bagëtive.

32:37 Bijtë e Rubenit ndërtuan Heshbonin, Elealehun, Kirjathaimin,

32:38 Neboh dhe Baal-Meonin (emrat e tyre janë ndryshuar) dhe Sibmahun; dhe u vunë emra të tjerë qyteteve që ndërtuan.

32:39 Dhe bijtë e Makirit, birit të Manasit, shkuan në vendin e Galaadit, e pushtuan dhe shpronësuan Amorejtë që banonin aty.

32:40 Kështu Moisiu i dha Galaadin Makirit, birit të Manasit, i cili u vendos aty.

32:41 Jairi, bir i Manasit, shkoi dhepushtoi fshatrat e tyre dhe i quajti Havoth-Jair.

32:42 Nobahu përkundrazi shkoi dhe pushtoi Kenathin me lagjet e tij të jashtme; dhe e quajti Nobah simbas emrit të tij.

33:1 Këto janë etapat e bijve të Izraelit që dolën nga vendi i Egjiptit, simbas formacioneve të tyre, nën udhëheqjen e Moisiut dhe të Aaronit.

33:2 Moisiu shënoi me shkrim vendet e tyre të nisjes, për çdo etapë, sipas urdhrave të Zotit; dhe këto janë etapat e tyre, në bazë të vendnisjeve të tyre.

33:3 U nisën nga Ramesesi në muajin e parë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të parë. Një ditë pas Pashkës bijtë e Izraelit u nisën me plot vetëbesim, para syve të të gjithë Egjiptasve,

33:4 ndërsa Egjiptasit varrosnin tërë të parëlindurit e tyre që Zoti kishte goditur midis tyre. Zoti kishte zbatuar gjykimin e tij edhe mbi perënditë e tyre.

33:5 Kështu, pra, bijtë e Izraelit u nisën nga Ramesesi dhe e ngritën kampin e tyre në Sukoth.

33:6 U nisën nga Sukothi dhe fushuan në Etham, që ndodhet në skaj të shkretëtirës.

33:7 U nisën nga Ethami dhe u kthyen në drejtim të Pi-Hahirothit që ndodhet përballë Baal-Tsefonit, dhe e ngritën kampin përpara Migdolit.

33:8 U nisën nga Hahirothi, kaluan detin në drejtim të shkretëtirës, ecën tri ditë në shkretëtirën e Ethamit dhe e ngritën kampin e tyre në Mara.

33:9 U nisën nga Mara dhe arritën në Elim; në Elim kishte dymbëdhjetë burime uji dhe shtatëdhjetë palma; dhe fushuan aty.

33:10 U nisën nga Elimi dhe fushuan pranë Detit të Kuq.

33:11 U nisën nga Deti i Kuq dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit.

33:12 U nisën nga shkretëtira e Sinit dhe ngritën kampin e tyre në Dofkah.

33:13 U nisën nga Dofkahu dhe fushuan në Alush.

33:14 U nisën nga Alushi dhe e ngritën kampin e tyre në Refidim, ku nuk kishte ujë për të pirë për popullin.

33:15 U nisën nga Refidimi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinait.

33:16 U nisën nga shkretëtira e Sinait dhe u vendosën në Kibroth-Hataavah.

33:17 U nisën nga Kibroth-Hataavahu dhe fushuan në Hatseroth.

33:18 U nisën nga Hatserothi dhe fushuan në Rithmah.

33:19 U nisën nga Rithmahu dhe fushuan në Rimon-Perets.

33:20 U nisën nga Rimon-Peretsi dhe fushuan në Libnah.

33:21 U nisën nga Libnahu dhe fushuan në Risah.

33:22 U nisën nga Risahu dhe fushuan në Kehelathah.

33:23 U nisën nga Kehelathahu dhe fushuan në malin Shefer.

33:24 U nisën nga mali Shefer dhe fushuan në Haradah.

33:25 U nisën nga mali i Haradahut dhe fushuan në Makeloth.

33:26 U nisën nga Makelothi dhe fushuan në Tahath.

33:27 U nisën nga Tahahu dhe fushuan në Terah.

33:28 U nisën nga Terahu dhe fushuan në Mithkah.

33:29 U nisën nga Mithkahu dhe fushuan në Hashmonah.

33:30 U nisën nga Hashmonahu dhe fushuan në Mozeroth.

33:31 U nisën nga Mozerothi dhe fushuan nga Bene-Jaakan.

33:32 U nisën nga Bene-Jaakani dhe fushuan në Hor-Hagidgad.

33:33 U nisën nga Hor-Hagidgadi dhe fushuan në Jotbathah.

33:34 U nisën nga Jotbathahu dhe fushuan në Abronah.

33:35 U nisën nga Abronahu dhe fushuan në Etsion-Geber.

33:36 U nisën nga Etsion-Geberi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit, domethënë në Kadesh.

33:37 Pastaj u nisën nga Kadeshi dhe fushuan në malin Hor, në kufi të vendit të Edomit.

33:38 Pastaj prifti Aaron u ngjit në malin Hor me urdhër të Zotit dhe vdiq aty në vitin e dyzetë prej kohës kur bijtë e Izraelit kishin dalë nga vendi i Egjiptit, ditën e parë të muajit të pestë.

33:39 Aaroni ishte njëqind e njëzet e tre vjeç kur vdiq në malin Hor.

33:40 Mbreti i Aradit, Kananeu, që banonte në Negev, në vendin e Kanaanit, dëgjoi se arritën bijtë e Izraelit.

33:41 Kështu ata u nisën nga mali Hor dhe fushuan në Tsalmonah.

33:42 U nisën nga Tsalmonahu dhe fushuan në Punon.

33:43 U nisën nga Punoni dhe fushuan në Oboth.

33:44 U nisën nga Obothi dhe fushuan në Ije-Abarim, në kufi me Moabin.

33:45 U nisën nga Ije-Abarimi dhe fushuan në Dibon-Gad.

33:46 U nisën nga Dibon-Gadi dhe fushuan në Almon-Diblathaim.

33:47 U nisën nga Almon-Diblathaimi dhe fushuan në malet e Abarimit, përballë Nebit.

33:48 U nisën nga malet e Abarimit dhe fushuan në fushat e Moabit, pranë Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos.

33:49 Fushuan pranë Jordanit, nga Beth-Jeshimoth deri në Abel-Shitim, në fushat e Moabit.

33:50 Pastaj Zoti i foli Moisiut, në fushat e Moabit, pranë Jordanit mbi bregun përballë Jerikos, dhe i tha:

33:51 "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur të kaloni Jordanin, për të hyrë në vendin e Kanaanit,

33:52 do të dëboni të gjithë banorët e vendit, do të shkatërroni të gjitha figurat e tyre dhe të tëra statujat e tyre prej metali të shkrirë, do të rrënoni të gjitha vendet e larta të tyre.

33:53 Do ta shtini në dorë vendin dhe do të vendoseni në të, sepse jua kam dhënë në pronësi.

33:54 Do ta ndani me short vendin, simbas familjeve tuaja. Familjeve më të mëdha do t'u jepni një pjesë më të madhe, dhe më të voglave një pjesë më të vogël. Secili do të marrë atë që do t'i bjerë me short; ndarjet do të bëhen në bazë të fiseve të etërve tuaj.

33:55 Por në rast se nuk i dëboni banorët e vendit, ata që do të lini do të jenë si hala në sy dhe do t'ju shqetësojnë në vendin që do të banoni.

33:56 Dhe do të ndodhë që unë t'ju trajtoj ashtu siç kisha menduar t'i trajtoj ata".

34:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

34:2 "Urdhëro bijtë e Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do të hyni në vendin e Kanaanit, ky është vendi që ju takon si trashëgimi, vendi i Kanaanit me këta kufij të veçantë:

34:3 Kufiri juaj jugor do të fillojë në shkretëtirën e Tsinit, gjatë kufirit të Edomit; kështu kufiri juaj do të shtrihet nga skaji i Detit të Kripur në drejtim të lindjes;

34:4 kufiri juaj do të shkojë pastaj nga e përpjeta e Akrabimit, do të kalojë nëpër Tsin dhe do të shtrihet në jug të Kadesh-Barneas; do të vazhdojë pastaj në drejtim të Hatsar-Adarit dhe do të kalojë nëpër Atsmoni.

34:5 Nga Atsmoni kufiri do të kthejë deri në përroin e Egjiptit dhe do të përfundojë në det.

34:6 Kufiri juaj në perëndim do të jetë Deti i Madh; ky do të jetë kufiri juaj perëndimor.

34:7 Ky do të jetë kufiri juaj verior: duke u nisur nga Deti i Madh do të caktoni kufirin tuaj deri në malin Hor;

34:8 nga mali Hor do të caktoni kufirin tuaj deri në hyrje të Hamathit, dhe skaji i kufirit do të jetë në Tsedad;

34:9 kufiri do të vazhdojë pastaj deri në Zifron dhe do të mbarojë në Hatsar-Enan; ky do të jetë kufiri juaj verior.

34:10 Do ta vijëzoni kufirin tuaj lindor nga Hatsar-Enani deri në Shefam;

34:11 kufiri do të zbresë nga Shefami në drejtim të Riblahut, në lindje të Ainit; pastaj kufiri do të zbresë dhe do të shtrihet deri sa të arrijë bregun lindor të detit të Kinerethit;

34:12 pastaj kufiri do të zbresë në drejtim të Jordanit, për të arritur deri në Detin e Kripur. Ky do të jetë vendi juaj me kufijtë e tij rreth e qark".

34:13 Kështu Moisiu u njoftoi këtë urdhër bijve të Izraelit dhe u tha atyre: "Ky është vendi që do të merrni si trashëgimi duke hedhur short, dhe që Zoti ka urdhëruar t'u jepet nëntë fiseve e gjysmë,

34:14 sepse fisi i bijve të Rubenit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, dhe fisi i bijve të Gadit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, dhe gjysma e fisit të Manasit e kanë marrë trashëgiminë e tyre.

34:15 Këto dy fise e gjysmë e kanë marrë trashëgiminë e tyre në lindje të Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos, në drejtim të lindjes".

34:16 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

34:17 "Këta janë emrat e burrave që do të kryejnë ndarjen e vendit midis jush: prifti Eleazar dhe Jozueu, bir i Nunit.

34:18 Do të merrni edhe një prijës nga çdo fis, për të bërë ndarjen e vendit.

34:19 Këta janë emrat e burrave: Kalebi, bir i Jefunehut, nga fisi i Judës;

34:20 Shemueli, bir i Amihudit, nga fisi i bijve të Simeonit;

34:21 Elidadi, bir i Kislonit, nga fisi i Beniaminit;

34:22 prijësi Buki, bir i Joglit, nga fisi i bijve të Danit;

34:23 prijësi Haniel, bir i Efodit, për bijtë e Jozefit, nga fisi i bijve të Manasit;

34:24 prijësi Kemuel, bir i Shiftanit, për fisin e bijve të Efraimit;

34:25 prijësi Elitsafan, bir i Parnakut, për fisin e bijve të Zabulonit;

34:26 prijësi Paltiel, bir i Azanit, për fisin e bijve të Isakarit;

34:27 prijësi Ahihud, bir i Shelomit, për fisin e bijve të Asherit;

34:28 dhe prijësi Pedahel, bir i Amihudit, për fisin e bijve të Neftalit".

34:29 Këta janë burrat të cilët Zoti i urdhëroi t'u jepnin trashëgiminë bijve të Izraelit në vendin e Kananit.

35:1 Zoti i foli akoma Moisiut në fushat e Moabit pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos, dhe i tha:

35:2 "Urdhëro bijtë e Izraelit që, nga trashëgimia që do të zotërojnë, t'u japin Levitëve disa qytete për të banuar, do t'u jepni gjithashtu kullota rreth qyteteve.

35:3 Dhe ata do të kenë qytete për të banuar, ndërsa kullotat do t'u shërbejnë për bagëtinë e tyre dhe për të gjitha kafshët e tyre.

35:4 Kullotat e qyteteve që do t'u jepni Levitëve do të shtrihen nga muret e qyteteve e tutje, një mijë kubitë, rreth e qark.

35:5 Do të masni, pra, jashtë qytetit dy mijë kubitë nga ana e lindjes, dy mijë kubitë nga ana e jugut, dy mijë kubitë nga ana perëndimore dhe dy mijë kubitë nga ana veriore; qyteti do të ndodhet në mes. Këto janë tokat për kullotë rreth qyteteve që do t'u përkasin Levitëve.

35:6 Ndër qyetet që do t'u jepni Levitëve do të caktoni qytete strehimi, në të cilat mund të gjejë strehim ai që ka vrarë dikë; dhe këtyre qyteteve do t'u shtoni dyzet e dy qytete të tjera.

35:7 Gjithsej qytetet që do t'u jepni Levitëve do të jenë, pra, dyzet e tetë bashkë me tokat për kullotë.

35:8 Qytetet që do t'u jepni Levitëve do të rrjedhin nga pronësia e bijve të Izraelit; nga fiset më të mëdha do të merrni më shumë, nga fiset më të vogla do të merrni më pak; çdo fis do t'u japë Levitëve ndonjë nga qytetet e tij, në përpjestim me trashëgiminë që do t'i takojë".

35:9 Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

35:10 "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur të kaloni Jordanin për të hyrë në vendin e Kanaanit,

35:11 do të caktoni disa qytete që do të jenë për ju qytete strehimi, ku mund të ikë vrasësi që ka vrarë dikë pa dashje.

35:12 Këto qytete do t'ju shërbejnë si vende strehimi kundër hakmarrësve, që vrasësi të mos vritet para se të ketë dalë në gjyq përpara asamblesë.

35:13 Nga qytetet që do të jepni, gjashtë do të jenë, pra, qytete strehimi.

35:14 Do të jepni trie qytete në pjesën në lindje të Jordanit dhe trie qytete në vendin e Kanaanit; këto do të jenë qytete strehimi.

35:15 Këto gjashtë qytete do të shërbejnë si vende strehimi për bijtë e Izraelit, për të huajin dhe për atë që banon midis jush, me qëllim që ai që ka vrarë dikë pa dashje të mund të strehohet.

35:16 Por në rast se dikush godet një tjetër me një vegël hekuri dhe ky vdes, ai person është vrasës dhe si i tillë do të vritet.

35:17 Dhe në rast se e godet me një gur që kishte në dorë, që mund të shkaktojë vdekjen, dhe i godituri vdes, ai person është vrasës; vrasësi do të vritet.

35:18 Ose në rast se godet me një vegël druri që kishte në dorë, dhe që mund të shkaktojë vdekjen, dhe i godituri vdes, ky person është vrasës; vrasësi do të vritet.

35:19 Do të jetë vetë hakmarrësi i gjakut ai që do ta vrasë vrasësin; kur do ta takojë, do ta vrasë.

35:20 Në rast se dikush i jep një të shtyrë një personi tjetër sepse e urren apo e qëllon me diçka me dashje, dhe ai vdes,

35:21 ose e godet për armiqësi me dorën e vet dhe ai vdes, ai që ka goditur do të vritet; ai është vrasës; hakmarrësi i gjakut do ta vrasë vrasësin kur do ta takojë.

35:22 Por në rast se në një moment i jep një të shtyrë pa armiqësi, ose e qëllon me diçka, por pa dashje,

35:23 ose, pa e parë, shkakton që t'i bjerë mbi trup një gur që mund të shkaktojë vdekjen, dhe ai vdes, pa qenë ai armiku i tij ose që kërkon të keqen e tij,

35:24 atëherë asambleja do të gjykojë midis atij që ka goditur dhe hakmarrësit të gjakut në bazë të këtyre rregullave.

35:25 Asambleja do ta lirojë vrasësin nga dora e hakmarrësit të gjakut dhe do ta lejojë të shkojë në qytetin e strehimit ku kishte ikur, dhe ai do të banojë atje deri sa të vdesë kryeprifti që është vajosur me vaj të shenjtëruar.

35:26 Por në rast se vrasësi në çfarëdo kohe del jashtë kufijve të qytetit të strehimit ku kishte ikur,

35:27 dhe hakmarrësi i gjakut e gjen vrasësin jashtë kufijve të qytetit të strehimit dhe e vret, hakmarrësi i gjakut nuk do të jetë fajtor për gjakun e derdhur,

35:28 sepse vrasësi duhet të kishte mbetur në qytetin e tij të strehimit deri sa të vdiste kryeprifti; mbas vdekjes së kryepriftit, vrasësi mund të kthehet në tokën që është pronë e tij.

35:29 Këto le t'ju shërbejnë si rregulla të së drejtës për të gjithë brezat tuaja, kudo që të banoni.

35:30 Në qoftë se dikush vret një person, vrasësi do të vritet në bazë të deponimit të dëshmitarëve; por nuk do të dënohet askush në bazë të deponimit të një dëshmitari të vetëm.

35:31 Nuk do të pranoni asnjë çmim për shpengimin e jetës së një vrasësi që është dënuar me vdekje, sepse ai duhet të vritet.

35:32 Nuk do të pranoni asnjë çmim për shpengimin e një vrasësi që ka ikur në qytetin e tij të strehimit, me qëllim që të kthehet të banojë në tokën e tij para vdekjes së kryepriftit.

35:33 Nuk do të ndotni vendin ku jetoni, sepse gjaku ndot vendin; nuk mund të bëhet asnjë shlyerje për vendin, për gjakun që është derdhur në të veçse me anë të gjakut të atij që e ka derdhur.

35:34 Nuk do të ndotni, pra, vendin ku banoni, dhe në mes të të cilit banoj edhe unë, sepse unë jam Zoti që banon midis bijve të Izraelit.

36:1 Kryefamiljarët e bijve të Galaadit, birit të Makielit, bir i Manasit, të familjeve të bijve të Jozefit, u ngritën më këmbë dhe i dolën përpara Moisiut dhe prijësve, kryefamiljarëve të bijve të Izraelit,

36:2 dhe thanë: "Zoti ka urdhëruar zotërinë time t'u japë në trashëgimi me short vendin e bijve të Izraelit; zotëria ime ka marrë gjithashtu urdhërin e Zotit t'u japë trashëgiminë e vëllait tonë Tselofehad bijave të tij.

36:3 Në qoftë se ato martohen me një nga bijtë e fiseve të tjera të Izraelit, trashëgimia e tyre do të hiqet nga trashëgimia e etërve tanë dhe do t'i shtohet trashëgimisë së fisit në të cilin do të hyjnë; kështu do të hiqet nga trashëgimia që na ra në short.

36:4 Kur të vijë jubileu i bijve të Izraelit, trashëgimia e tyre do t'i shtohet trashëgimisë së fisit të cilit i përkasin tani; kështu trashëgimia e tyre do të hiqet nga trashëgimia e fisit të etërve tanë".

36:5 Atëherë Moisiu urdhëroi bijtë e Izraelit simbas porosisë që kishte nga Zoti, duke thënë: "Fisi i bijve të Jozefit e ka mirë.

36:6 Kjo është ajo që Zoti urdhëron lidhur me bijat e Tselofehadit: "Ato mund të martohen me cilindo që u duket i përshtatshëm, mjafton që të martohen në një familje që bën pjesë në fisin e etërve të tyre".

36:7 Kështu trashëgimia e bijve të Izraelit nuk do të kalojë nga një fis në tjetrin, sepse çdo bir i Izraelit do të mbetet i lidhur me trashëgiminë e fisit të etërve të tij.

36:8 Dhe çdo vajzë që zotëron një trashëgimi në një nga fiset e bijve të Izraelit, do të martohet me një burrë që i përket një familjeje të fisit të atit të saj; kështu çdo bir i Izraelit do të ruajë trashëgiminë e etërve të tij.

36:9 Në këtë mënyrë asnjë trashëgimi nuk do të kalojë nga një fis në tjetrin, por secili fis i bijve të Izraelit do të mbetet i lidhur me trashëgiminë e tij".

36:10 Bijat e Tselofehadit vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

36:11 Mahlah, Thirtsah, Hoglah, Milkah dhe Noah, bija të Tselofehadit, u martuan me bijtë e ungjërve të tyre;

36:12 u martuan në familjet e bijve të Manasit, birit të Jozefit, dhe trashëgimia e tyre mbeti në fisin e familjes së tyre.

36:13 Këto janë urdhërimet dhe dekretet që Zoti u dha bijve të Izraelit me anë të Moisiut në fushat e Moabit pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos.


Next: Deuteronomy